63 vjeçari nga Gjirokastra u hodh nga ballkoni i spitalit, arsyeja pse u vetëvra pas debatit me infermieren do i’u habisë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:08 17-04-2017 63 vjeçari nga Gjirokastra u hodh nga ballkoni i spitalit, arsyeja pse u vetëvra pas debatit me infermieren do i’u habisë

Ditën e djeshme Gëzim Malka 63 vjeç nga Përmeti ka rënë nga kati i dytë i spitalit rajonal “Omer Nishani” ku ishte shtruar, e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas të dhënave paraprake mendohej se ai kreu vetëvrasje pas një debati me një infermiere të turnit, por më pas hetimet e policisë zbuluan se ai ishte në kushte të rënda psikologjike pasi mendonte se nuk po e kuronin siç duhej. 

Ai ishte i shtruar në dhomën 214 të Pavijonit të Kirurgjisë në këtë spital, ndërkohë të shtruarit e tjerë në dhomën e tij kanë treguar rrethanat e ngjarjes për policinë, shkruan "Panorama".

Pas një situate shumë të rënduar dhe depresioni të madh mendor, Gëzimi është shprehur: “Epo, këta të bëjnë t’u q** nënën dhe pastaj t’ia bësh bam vetes”, tregojnë dy pacientët që ndodheshin në dhomë bashkë me 63-vjeçarin.

Pasi ka ulëritur dhe sharë infermieren për dhimbjet, Gëzimi u tha shokëve të dhomës fjalën e fundit:
 “Unë po shkoj se vetëm kështu do më pushojnë dhimbjet”. Shokët e dhomës kanë nxituar të ndalojnë sktine Gëzimit, por e kanë pasur të kotë, pasi 63 vjeçari  ka kapërcyer kangjellat e hekurta të ballkonit të dhomës ku akomodohej dhe u hodh poshtë me kokë.

Shokët e dhomës kanë nxituar të ndalojnë aktin e Gëzimit por e kanë pasur të kotë pasi 63 vjecari, ka kapërcyer kangjellat e hekurta të ballkonit të dhomës ku akomodohej dhe u hodh poshtë me kokë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëfimi i ish-kreut të policisë së Tiranës: Ç’më tha Artan Cuku 15 minuta para se të vritej
Nisma kundër qeseve në markete, ky është rezultati që vendosën shqiptarët në një muaj »
Article Logic
Execution time: 0.011974096298218
array(1) { ["section"]=> string(126) "63-vjecari-nga-gjirokastra-u-hodh-nga-ballkoni-i-spitalit-arsyeja-pse-u-vetevra-pas-debatit-me-infermieren-do-i-u-habise-75426" }