675 maturantë të regjistruar në Akademinë e Forcave të Armatosura, Xhaçka: Punësim i sigurt dhe tarifë zero

Publikuar tek: aktualitet, më 20:03 09-08-2020 675 maturantë të regjistruar në Akademinë e Forcave të Armatosura, Xhaçka: Punësim i sigurt dhe tarifë zero Ilustruese

675 maturantë janë regjistruar për në Akademinë e Forcave të Armatosura, ndërsa dita e nesërme do të jetë edhe afati i fundit i regjistrimeve.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është shprehur se regjistrimi është i hapur edhe për maturantët e viteve të shkuara, ndërsa ka thënë se tarifa e studimit është 0 lekë, ndërsa pas mbarimit të akademisë punësimi është i sigurt.

"675 maturantë, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm këtë vit, kanë zgjedhur të studiojnë pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, që në tetor hap për herë të parë programin bachelor!

Por aplikimi vazhdon të jetë i hapur për maturantët e viteve të shkuara. Më 10 gusht përfundon afati për këtë kategori aplikantësh, të cilët deri nesër duhet të plotësojnë formularin pranë gjimnazit ku janë diplomuar, duke zgjedhur Akademinë e Forcave të Armatosura si një ndër preferencat e tyre.

Akademia e Forcave të Armatosura është një mundësi e jashtëzakonshme.

Pagesë mujore ndihmëse për çdo student për të gjithë periudhën e studimit

Akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit në Akademi

Tarifë studimi 0 lekë në vit

Punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve

Duke zgjedhur studimet në Shkencat Ushtarake, keni zgjedhur një karrierë sa të pasur, aq edhe të sigurt!

Bëhuni elita e së ardhmes në Forcat e Armatosura", shkruan Xhaçka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01109790802002
array(1) { ["section"]=> string(112) "675-maturante-te-regjistruar-ne-akademine-e-forcave-te-armatosura-xhacka-punesim-i-sigurt-dhe-tarife-zero-216617" }