Pas 7 ditësh kërkime nxirren trupat e pajetë të tre minatorëve të mbetur në nivelin 21 të minerës.
Policia bën me dije se, në vijim të ngjarjes së ndodhur me datë 04.02.2017, ku rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Miniera e Kromit Bulqizë, pusi 41, në nivelin 21, ndodhi një shpërthim, dhe u dëmtua fizikisht një punëtor kinez jashtë rrezikut për jetën dhe për shkak të sasisë së madhe të gazit helmues dhe shembjeve të mëdha, mbetën të bllokuar në minierë dhe tre shtetas të tjerë kinez:
Grupet e RISHMIT dhe Shërbimet e Policisë, pasi kanë arritur të fusin tubacionet duke rregulluar sistemin e ventilimit dhe të ajërimit për pastrimin e ajërit nga gazi, si dhe të lirimit të grykës së pusit nga dherat e shembura, kanë arritur të lokalizojnë vendodhjen, duke gjetur të pa jetë 3 shtetasit kinez :
-R.G, (specialist sigurimi i pusit)
-H.J ( kryepunëtor)
-H.A (punëtor).
Trupat e tre shtetasve kinezë janë nxjerrë nga miniera dhe po transportohen me autoambulancë për ekspertizë mjeko - ligjore në Tiranë.