7 donatorët e Fondacionit Klinton, me llogari ''offshore'' në Zvicër

Publikuar tek: aktualitet, më 11:56 11-02-2015 7 donatorët e Fondacionit Klinton, me llogari ''offshore'' në Zvicër Fondacioni Klinton

Fondacioni i Bamirësisë i Hillary Clintonit dhe i familjes së saj ka marrë 81 milionë dollarë nga donatorë ndërkombëtarë, klientë të bankës zvicerane "HSBC".

Dosjet publikuar nga shtypi ndërkombëtar kanë zbuluar identitetet e shtatë donatorëve me llogari në Gjenevë. Frank Giustran, një manjat minierash nga Kanadaja si dhe Richard Caring, manjati britanik i shitjeve me pakicë, i cili përdori llogarinë e tij të pataksueshme në Gjenevë për të transferuar 1 milion dollarë për në fondacionin me qendër në Nju Jork.

Hillary Clinton ka shfaqur më parë shqetësimin e saj për pabarazinë e rritjes ekonomike në Shtetet e Bashkuara dhe pritet ta bëjë këtë çështje bazë edhe në zgjedhjet presidencialë të vitit 2016. “Megjthatë, vëzhguesit politikë janë duke pyetur nëse fokusi i ish-sekretares së Shtetit në pabarazinë pasurore duket në contrast me marrëdhëniet e saj të ngushta dhe të bashkëshortit të saj me disa nga personat më të pasur të botës’’, shkruan ‘’The Guardian”.

Artikulli i ''The Guardian''

Modelja Elle MacPherson, aktorët John Malkovich e Christian Slater, këngëtari Phil Collins, popstarja Tina Turner, ish-piloti i Ferrarit Fernando Alonso. E mandej Mbreti i Jordanisë Abdallah II dhe ai i Marokut Mohammed VI, njerëz të besuar të diktatorëve dhe despotëve në pushtet. Janë disa nga emrat e listës Falciani, një listë e plotë prej 100 mijë klientësh që kanë depozituar në bankat e Zvicrës me qindra miliardë dollarë. Janë edhe 7 mijë klientë italianë, mes të cilëve stilisti Valentino, kampioni i motociklizmit Valentino Rossi, sipërmarrësi Flavio Briatore, shkruan La Repubblica.it në numrin e saj të sotëm.

Lista e zbuluar nga Bashkimi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë, një rrjet gazetarësh investigative me bazë në Washington, Swissleaks, është akti i akuzues më i madh kundër shtrembërimeve të sistemit bankar zvicerian. Një material eksploziv, i analizuar prej tetë muajsh nga reporterët e gazetarëve investigativë në botë me ndihmën e një skuadre ekspertësh dhe 140 gazetarëve në 45 vende.

Rezultati është një dosje me rreth 100 mijë klientë të rreth 200 vendeve, me 81 mijë llogari bankare nga viti 1998 deri në 2007.

Në 2010 qeveria franceze ka shpërndarë listën “Falciani” në vende të tjera, për të verifikuar pozicionin e qytetarëve të vet. Autoritetet angleze kanë zbuluar se 3.600 emra në 5 mijë emra, nuk ishin në rregull duke rikuperuar kështu 135 milionë euro. Në Spanjë u mblodhën më shumë 220 milionë, record ky edhe ndryshe nga 188 milionë eurot që u rekuperuan në Paris, raporton Repubblica.it.

Në listë janë emra nga 203 shtete të botës, që kanë hapur llogari bankare në bankën e dytë më të madhe tregtare në botë, me qëllim shmangien e taksave. Nga Greqia figurojnë 2148 klientë por ka edhe nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina. Nuk dalin emra nga Shqiperia. Megjithate jane gati 20 mijë klientë që nuk janë të lidhur me asnjë shtet, raportohet nga SwissLeaks.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali/ ‘’Hidhen në rrugë’’ mjekët me përvojë, MSH: Në punë asnjë mjek mbi 65 vjeç
Shtyhet vendimi për projektin e parkingjeve private »
Article Logic
Execution time: 0.012166023254395
array(1) { ["section"]=> string(68) "7-donatoret-e-fondacionit-klinton-me-llogari-offshore-ne-zvicer-3042" }