7 drejtorë në 10 muaj, Lame shkon në Vlorë: Po paguan kusuret e 30 viteve (JA KUSH ËSHTË DREJTORI I RI-EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:09 13-07-2020 7 drejtorë në 10 muaj, Lame shkon në Vlorë: Po paguan kusuret e 30 viteve (JA KUSH ËSHTË DREJTORI I RI-EMRI) Artan lame dhe drejtori i ri Andi Binaj

7 drejorë janë ndërruar në vetëm 10 muaj në Kadastrën e Vlorës.

Ndërkaq, këtë herë ka shkuar vetë kreu i Kadastrës, Artan Lame për të prezantuar drejtorin e ri  Andi Binajn, me shpresën se ai do qendrojë më gjatë sesa parardhësit e tij.  

Lame renditi disa prej problematikave të këtij qarku sa i përket pronave.

“Për fat të keq Vlora po paguan kusuret e 30 viteve në papërgjegjshmërinë e pronave.

Askush si në Vlorë kanë qenë probleme procesesh gjyqësore nga 5 e 10 vite. Kanë qenë vendimet e prokurorisë për zbulimin e grabitjes së pronës shtetërore e private. Kanë qenë konflikte civile që kanë mbushur kronikat e zeza të mediave. Vlora nuk është vetëm bregdet por ka shumë zona të mëdha bujqësore dhe blegtoriale.

Procesi i legalizmit nuk ka hequr keq. Janë kryer mbi 10 mijë dhe drejtorit të ri do i dalë detyra për të përshpejtuar këtë proces.

Drejtoria e Vlorës është ndër më të rëndësishmet në Kadastrën Shqiptare, ofron shërbime kadastrrale për tre bashki njëherësh me 106 zona Kadastrale, 28 janë ende pa regjistrim fillestar të pronave me 65 mijë pasuri të paluajtshme”, tha Lame teksa ia dha fjalën drejtorit të ri Andi Binajt.

“Quhem Andi Binaj, lindur dhe banues në qytetin e Vlorës. Kam arsim të lartë në drejtësi. Kam punuar në sektorin e marrëdhënieve me publikun. Duke parë gjendjen e Kadastrës Vlorë, dua ta përmbledh me një fjali: Le të flasin faktet, jo fjalimet”, tha Binaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090348720550537
array(1) { ["section"]=> string(111) "7-drejtore-ne-10-muaj-lame-shkon-ne-vlore-po-paguan-kusuret-e-30-viteve-ja-kush-eshte-drejtori-i-ri-emri-213695" }