7 gjëra që duhet të dini rreth MARTESES

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:22 14-01-2017 7 gjëra që duhet të dini rreth MARTESES Foto ilustruese

Ka shumë gjëra që e turbullojnë të vërtetën. Por ja disa nga gjërat që duhet të dini për martesën sipas Time.com 

Martesa nuk është një dashuri e pakondicionuar

Ekziston urrejtja. Fyerja. Ka hidhërim, izolim, tradhëti dhe dhimbje. Unë nuk ndjej dashuri për burrin 24 orë në ditë, në 365 ditë të vitit, as ai nuk e ka një gjë të tillë.

Martesa ecën edhe për inerci

Ka ndonjëherë ndonjë kohë që nuk kemi akses te dashuria jonë. Ndonjëherë, është martesa – jo dashuria – që na mban të martuar. Këto gjëra manifestohen tek ndarja e gjërave të përbashkëta, deri tek krevati, apo edhe në festat e ndryshme që na mbajnë bashkë.

Martesa nuk është ndonjë agjent apo përsosmëria jote

Martesa nuk të plotëson të çarat e tua apo të bën më të plotë. Nuk është gjëja që keni humbur në jetë. Martesa nuk mund të jetë përmbushja e qenies tuaj. Martesa nuk bën asgjë por ajo ndoshta ju lejon të bëni gjera të ndryshme.

Martesa nuk është e mjaftueshme

Martesa nuk është një sinjal suksesi apo angazhimi për botën. E kryem këtë detyrim, tani jam e martuar, mjaft u shqetësuat e mos dyshoni më. Ndoshta për pak, por jo për shumë gjatë dhe jo përgjithmonë. Asgjë, madje as vetë martesa, nuk është imune.

Martesa mund të jetë edhe gjë e keqe

Martesa vazhdon, përtej gënjeshtrave, përtej besimit të thyer apo ëndrrave të lëna në mes. Nëse do të donit ju të ishte ashtu. Martesat – apo martesat e mira, ato që funksionojnë – duhet të ekzistojnë edhe në zona të errta, jo vetëm kur janë plot dritë.

Martesa nuk ka linja bazë

Me disa përjashtime, nuk ka standard se cfarë është e mirë, normale e pranueshme, dhe cfare nuk është. Askush nuk mund t’ju tregojë se cduhet të bëni për një martesë. Eshtë totalisht përgjegjësia juaj që të menaxhoni martesën. Nuk ka përgjigje, dhe mos u mundoni më kot për to.

Martesa është më e madhe se ty, madje se ju të dy

Nëse përgjigja tingëllon se martesa është një gjë mitike me qirinj në krevat afër jush apo se burri/gruaja gjen mundësi të vjedhë dhe kohën, është sepse ju keni vendosur kështu. Mirë pra, kuptojeni që nuk është mitike, është një gjë amorfe. Eshtë pikërisht ajo gjëja e tretë, ndërmjet jush dhe marrëdhënies suaj.

Si përfundim, martesa është një përgjegjësi, një angazhim, dicka e fuqishme në intimitet të thellë. Eshtë dicka që duhet të shihet, të dëshmohet përpara se të përfundojë. Eshtë një institucion më vete, më shumë se çdo institucion tjetër social. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032217979431152
array(1) { ["section"]=> string(45) "7-gjera-qe-duhet-te-dini-rreth-marteses-65520" }