7 justifikimet që ju mbajnë larg suksesit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:51 22-04-2015 7 justifikimet që ju mbajnë larg suksesit

Ka shumë elemente që e bëjnë një njeri të suksesshëm, por ndoshta më e rëndësishmja prej të gjithave është tejkalimi i justifikimeve.

Ka shumë njerëz të cilët qëndrojnë pezull në jetë duke u justifikuar,” nuk mund ta bëj këtë punë”, “nuk kam mundësi të filloj biznesin tim” apo të marr përsipër ndonjë risk, cilado qoftë pesha.

Justifikimet mund të të pengonjë shikimin, si një mur para syve tuaj, por nëse mësohesh mund të shikosh drejt suksesit.

Ja cilat janë disa nga justifikimet që dëgjojmë më shpesh.

1. Nuk kam para

Justifikim që përdoret si nga një person i thjeshtë e deri te korporatat më të fuqishme. Ideja është se këtë justifikim mund ta thuash edhe nëse ke 1 dollar apo 1 milionë dollarë. Ata që e tejkalojnë, janë ata që kanë sukses. Njerëzit e suksesshëm nuk e lejojnë mangësinë e burimeve t'i pengojnë, duke përfshirë këtu edhe paratë, ata e gjejnë mënyrën për të manovruar.

2. Nuk kam kohë

Të gjithë njerëzit më të suksesshëm në botë, Bill Gatës, Oprah, Zuckerberg - kanë 24 orë kohë në ditë, po aq sa ju. Ekzaminoni me kujdes se ku e shpenzoni kohën dhe do të shikoni se cilat janë prioritetet tuaja të vërteta. Disa përkushtime në jetë janë të panegociueshme. Mos ja lejoni vetes të bini në kurthin e idesë se nuk keni kohë të bëni atë që doni.

3. Nuk e kam bërë kurrë më parë

Ka shumë gjëra në të cilat keni patur sukses që nuk do t'i kishit bërë nëse nuk do të kishit provuar. Nuk do të kishit ecur kurrë para se ta bënit një gjë të tillë. Nuk do të kishit ngarë kurrë një automjet, përpara se të uleshit në ndenjësen e shoferit. Çdo udhëtim fillon me hapin e parë, mjafton ta hidhni atë.

4. Nuk kam aftësitë e duhura

Një këshillë e vlefshme për ju është : “Google”. Në internet, në librari, mund të gjeni të gjitha udhëzimet që ju nevotijet. Shumica e mësimeve janë falas. Mund të arrini një edukim mjaft të lartë vetëm duke lexuar librat e bibliotekës së lagjes tuaj.

5. Kushtet nuk janë të përshtatshme

Të presësh që gjërat të jenë perfekte, është ndoshta justifikimi më i keq, sepse gjërat nuk kanë për të qenë kurrë perfekte. Asnjë nuk ka për të ardhur te ju me një kronometër dhe tju thotë: “Nëse nisesh tani, do të kesh sukses”. Të presësh për kushtet e duhura është si një peshkatar të presë peshkun, pa e hedhur fare grepin në det.

6. Më thonë që nuk duhet ta bëj, apo nuk jam i/e aftë ta bëj diçka

Idetë më innovative dhe revolucionare janë përballur me kundërshtim dhe skepticizëm të madh. E vërteta është se njerëzit shpesh nuk do të jenë dakort me ju. Nuk do ta kuptojnë vizionin tuaj. Nuk do të kenë besim te ty. Nuk ka rëndësi, i vetmi person që duhet të ketë besim te ty, je vetë ti.

7. Nuk kam asgjë të re për të bërë

Disa nga bizneset më të suksesshme nuk kanë shpikur asgjë totalisht të re.”Myspace” ishte përpara “Facebook-ut”. Ideja është se nuk keni pse të bëni diçka krejtësisht të re për të qenë të suksesshëm. Merrni diçka që ekziston dhe përmirësojeni, ndryshojeni, modifikojeni, jepini vizionin tuaj. Nuk ka rëndësi të jetë totalisht e re, sesa ka rëndësi të jetë e ndryshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028681039810181
array(1) { ["section"]=> string(46) "7-justifikimet-qe-ju-mbajne-larg-suksesit-9450" }