7 kandidatët për kryeprokuror sot seancë dëgjimore te “Ligjet”, PD merr një tjetër vendim

Publikuar tek: politike, më 09:13 13-12-2017 7 kandidatët për kryeprokuror sot seancë dëgjimore te “Ligjet”, PD merr një tjetër vendim

Mbrëmë Kuvendi ka shpallur 7 kandidaturat zyrtare për kryeprokuror të përkohshëm.

Ata janë Ferdinand Elezi, Arta Marku, Besnik Muçi, Arqile Koca, Granit Shahu, Ermira Tafani dhe Artur Selmani.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme rreth orës 15.00 Komisioni i Ligjeve pritet të mbajë një seancë dëgjimore nën drejtimin e kryekomisionerit Ulsi Manja.

BË shkruan se PD e ka bojkotuar senacën, ashtu siç edhe pritej, pasi PD e ka kontestuar vazhdimisht zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm.

Kryeprokurori i ri i përkoshëm do ketë një mandat dy vjeçar, më pas do jetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë që do t'i propozojë Kuvendit emrin e Kryeprokurorit të ri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Më pak të vrarë, habit gazetari: Sepse grupet mafioze kanë bërë marrëveshje
Donald Lu kritika të ashpra deputetëve të PS: Dua shpjegime pse janë akoma në krevat, mazhoranca të jetë më serioze »
Article Logic
Execution time: 0.012133836746216
array(1) { ["section"]=> string(93) "7-kandidatet-per-kryeprokuror-sot-seance-degjimore-te-ligjet-pd-merr-nje-tjeter-vendim-102899" }