Për më shumë se 7 kilometra rruga nga dalja e autostradës së Lezhës deri në afërsi të kthesës së Fushë-Krujës është e bllokuar.
Siç duket qartë nga pamjet video të newsbomb.al, shoferët me mjetet e tyre kanë mbetur të bllokuar gjë që ka krijuar një situatë tejet të rënduar tensioni te drejtuesit e mjeteve.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e autoriteteve rrugore lidhur me këtë gjendje kaotike por mesa duket shkak i këtij trafiku kilometrik është bërë një urë problematike.
Nuk dihet ende sa kohë do u duhet shoferëve të qëndrojnë në “vend numëro” deri në zgjidhje të situatës.