7 shoferë të arrestuar, 21 patenta të hequra, 13 shkojnë në komision. Aksioni i policisë mbrëmë në Elbasan (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:38 28-02-2016 7 shoferë të arrestuar, 21 patenta të hequra, 13 shkojnë në komision. Aksioni i policisë mbrëmë në Elbasan (FOTOT)

Arrestohen   në flagrancë    7 drejtues mjetesh, nga këta 6 për  veprën  penale "Drejtimi  i  automjetit  në  gjendje  të  dehur"  dhe   1  shtetas  për  “Drejtim   automjeti  pa  dëshmi”. Pezullohen  21 leje  drejtimi, për përdorim alkooli, shpejtësi tej normave të lejuara në zonat e banuara dhe për drejtim mjeti pa leje drejtimi. 13 drejtues mjetesh janë dërguar  për komision, për xhama të zinj, pa kontroll teknik, etj.

Task-Forca e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Efektivat e Komisariatit të Policisë  Elbasan, në kuadër të zbatimit të planit të masave për rritjen e sigurisë rrugore gjatë fundjavës kanë vijuar kontrollet në akset rrugore  të qytetit, me qëllim vënien para përgjegjësisë të shkelësve të ligjit.

Si rezultat i këtyre kontrolleve u   bë  arrestimi  në  flagrancë  i 7  shtetasve:

A.  Ceka, 29   vjeç,  banues  në   fshatin  Xibrakë   Elbasan.

Ky  shtetas,  u  arrestua  nga  efektivat  e  policisë,  pasi   duke  drejtuar  mjetin  e  tij   motorçikletë  tip  “YAMAHA”,  pa  targa,   në  aksin  rrugor  Elbasan-Librazhd, u  ndalua  dhe  u  konstatua  se  drejtonte  mjetin  i  pa  pajisur  me  leje  drejtimi.

R.  Qevani,   46   vjeç,  banues  në  Elbasan.

 Pasi    duke  drejtuar  mjetin  e  tij  tip  “Benz”  veturë, në   Lagjen  “Emin Matraxhiu”,   në  afërsi   të  vendit  të  quajtur  “Ura  e  Bakallit”,  u  ndalua  dhe  u  konstatua  se  drejtonte  mjetin  në  gjendje  të  dehur.

K. Shguni,  48  vjeç,  banues  në  Elbasan.

 Pasi  duke  drejtuar  mjetin  e  tij  tip  “Benz”  (furgon pasagjerësh), në    Lagjen  “Shënkoll”,  në  vendin  e  quajtur  “Kryqëzimi  I  Cerrikut”,  u  ndalua  dhe  u  konstatua  se  drejtonte  mjetin  në  gjendje  të  dehur dhe me furgon transportonte 5 shtetas.

 B.  Peçini,  48  vjeç,  banues  në  Elbasan.

Pasi  duke  drejtuar  mjetin  e  tij  tip  “Benz”  veturë,   në  Lagjen   “Qemal  Stafa”,  në  vendin  e  quajtur  “Kryqëzimi  i  klinikës  dentare”, u  ndalua  dhe  u  konstatua  se  drejtonte  mjetin  në  gjendje  të  dehur.

E.  Gjoka,  37  vjeç,  banues  në  Elbasan.

Ky  shtetas,  u  arrestua  nga  efektivat  e  policisë,  pasi  duke  drejtuar  mjetin  e  tij  tip “Ford  ATP”,  në  Lagjen   “Qemal  Stafa”,  në  vendin  e  quajtur  “Kryqëzimi  i  klinikës  dentare”, u  ndalua  dhe  u  konstatua  se  drejtonte  mjetin  në  gjendje  të  dehur.

S. Muharremaj,  33  vjeç,  banues  në  Elbasan.

Pasi  duke  drejtuar  mjetin  e   tij  tip  “Benz”  veturë, në  Lagjen   “Qemal  Stafa”,  në  vendin  e  quajtur  “Kryqëzimi  Rinia”, u  ndalua  dhe  u  konstatua  se  drejtonte  mjetin  në  gjendje  të  dehur.

V.  Shakaj,  41  vjeç,  banues  në  Tiranë.

Pasi  duke  drejtuar  mjetin  e  tij  tip “Volksëagen   Touareg”,   në  Lagjen   “Qemal  Stafa”,  në  vendin  e  quajtur  “Kryqëzimi  Rinia”, u  ndalua  dhe  u  konstatua  se  drejtonte  mjetin  në  gjendje  të  dehur.

Policia bën me dije se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale  “Drejtimi  i  automjetit  në  gjendje  të  dehur”  parashikuar  nga neni  291 i  Kodit Penal.

{gallery}ElbasanPolicia{/gallery}

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023898124694824
array(1) { ["section"]=> string(115) "7-shofere-te-arrestuar-21-patenta-te-hequra-13-shkojne-ne-komision-aksioni-i-policise-mbreme-ne-elbasan-fotot-33728" }