7 shtetet e BE-së apel JUNCKER, paralajmërim për çeljen e negociatave: S'ka Europë të konsoliduar pa Ballkanin Perëndimor

Publikuar tek: politike, më 15:13 19-11-2019 7 shtetet e BE-së apel JUNCKER, paralajmërim për çeljen e negociatave: S'ka Europë të konsoliduar pa Ballkanin Perëndimor Selia e Komisionit Europian

7 ministrat e jashtëm të BE-së (Italia, Sllovakia, Austria, Rep. Çeke, Polonia, Kroacia dhe Sllovenia) i dërguan një letër Presidentit të Komisionit Europian Jean Claude-Juncker në lidhje me zgjerimin e BE-së.

Krerët e lartë të diplomacisë europiane i bëjnë thirrje BE-së që të mos vonojë proçesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, i cili konsiderohet pjesë jetike e Europës së Bashkuar, duke iu referuar njëkohësisht dhe refuzimit të hapjes së negociatave për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në muajin tetor.

''Muajin e kaluar, BE-ja nuk arriti konsensusin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në kohën kur festojmë 30 vjetorin e Murit të Berlinit, përsërisim se konsolidimi i Europës nuk mund të bëhet pa Ballkanin Perëndimor'', shkruhet në letrën e 7 ministrave të Jashtëm të BE-së.

Kujtojmë që sot po zhvillohet në Bruksel mbledhja e posaçme me 28 ministrat e jashtëm të BE-së në kuadër të propozimeve që Franca ka bërë për ndryshimin e metodologjisë së anëtarësimit në BE.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.080697059631348
array(1) { ["section"]=> string(126) "7-shtetet-e-be-se-apel-juncker-paralajmerim-per-celjen-e-negociatave-s-ka-europe-te-konsoliduar-pa-ballkanin-perendimor-186456" }