7 të plagosur në parlamentin iranian, ISIS merr përsipër sulmin me armë dhe bomba

Publikuar tek: bota, më 11:02 07-06-2017 7 të plagosur në parlamentin iranian, ISIS merr përsipër sulmin me armë dhe bomba

ISIS merr përsipër sulmin me armë dhe bomba në parlamentin Iranian dhe në muzeun e Teheranit ku mbetën të plagosur 7 persona.

 “The Independent” shkruan se ishte hera e parë që xhihadistët  kanë kryer një sulm të tillë terrorist në tokën iraniane.

Shteti Islamik njoftoi përgjegjësinë përmes agjencisë së lajmeve “Amaq”.

Sulmuesi hapi zjarr kundër rojeve, pastaj sulmoi njerëzit e pranishëm brenda ndërtesës dhe tani është në arrati, njoftoi agjencia e lajmeve ”FARS”.

Agjencia shtoi se dy civilë dhe një roje i parlamentit (IRGC) u plagosën rëndë nga të shtënat.

Sipas disa raportimeve në mauzolelum kanë hyrë tre persona, dy prej të cilëve kanë qëlluar mbi vizitorët, kurse i treti ka shpërthyer në një sulm kamikaze. Sipas agjencisë IRIB në parlament ka patur disa persona të armatosur me AK -47 dhe sulmet në të dy vendet ndodhën në të njëjtën kohë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Breshëri plumbash në korridoret e parlamentit iranian, 3 të plagosur
Miku i ngushtë ndërpret dasmën dhe bën gjestin e papritur, dhëndri s’i flet më »
Article Logic
Execution time: 0.011510848999023
array(1) { ["section"]=> string(86) "7-te-plagosur-ne-parlamentin-iranian-isis-merr-persiper-sulmin-me-arme-dhe-bomba-81556" }