7 të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit, Manastirliu e konfirmon: 2 prej tyre mjekë të spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ (40 NË TOTAL)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:38 29-03-2020 7 të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit, Manastirliu e konfirmon: 2 prej tyre mjekë të spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ (40 NË TOTAL) Manastirliu

Kryeministri Edi Rama bëri me dije ditën e djeshme se edhe 7 persona të tjerë të infektuar me koronavirus janë shëruar duke e çuar në total numrin në 40. “Lajm i mirë: 7 të shëruar ”, shkruajti Rama në postimin e tij në rrjete sociale.

Sot Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë një tjetër lajm të mirë duke shtuar se nga 7 të shëruarit dje, dy janë mjekë të spitalit "Shefqet Ndroqi" duke e çuar në total numrin e mjekëve të shëruar në 8.

“Edhe 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik!

Shkon në 8 numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë dhe Durrës. Deri tani janë 40 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me koronavirus”, shkruan ministrja.

Kujtojmë se dje Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se numri i personave të infektuar me koronavirus ne vendin tonë ka shkuar në 197, pas 11 rasteve të reja të konfirmuara në 24 orët e fundit. Ndërkaq kujtojmë se prej Covid-19 janë shënuar edhe 10 viktima në vendin tonë.

91008906_917182528737798_986141911548952576_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091040134429932
array(1) { ["section"]=> string(133) "7-te-sheruar-nga-covid-19-ne-24-oret-e-fundit-manastirliu-e-konfirmon-2-prej-tyre-mjeke-te-spitalit-shefqet-ndroqi-40-ne-total-200488" }