7 viktima në 48 orë, moti i acartë shkakton tragjedi në Itali

Publikuar tek: bota, më 11:24 08-01-2017 7 viktima në 48 orë, moti i acartë shkakton tragjedi në Itali Te pastrehet qe flene ne sheshin San Pietro (ANSA)

Moti i acartë dhe temperaturat nën zero kanë goditur edhe Italinë. Corriere della Sera raporton se deri mëngjesin e të dielës, janë shtatë viktima në 48 orë si pasojë e përplasjes në akull apo edhe gricave dhe të ftohtit. 

 Ndërmjet të premtes dhe të shtunës koha e keqe ka tronditur Italinë, ndërkohë që një I moshuar ka humbur jetën pasi ka shkarë në akull dhe është goditur I rrëzuar në tokë.

Ndërsa viktimat e tjera kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave polare. Corriere raporton se në qytetet e mëdha, për të gjithë lypësit janë ngritur qendra shërbimesh emergjente.

Në Romë, edhe Papa ka vënë në dispozicion strukturat e Vatikanit pranë sheshit San Pietro dhe i kanë lënë të hapura që ata që nuk kanë një strehë, të kalojnë netët e acarta. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen makina bombë në Bagdad, 11 të vdekur, dhjetra të plagosur
Masakër në Jeruzalem, kamioni përplas turmën e ushtarëve, 4 të vdekur »
Article Logic
Execution time: 0.013499021530151
array(1) { ["section"]=> string(66) "7-viktima-ne-48-ore-moti-i-acarte-shkakton-tragjedi-ne-itali-64921" }