7 vite nga aksidenti tragjik që i mori jetën Sokol Olldashit, prek e ëma: Të dua pafund Koli im, kudo qofsh!

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:29 21-11-2020 7 vite nga aksidenti tragjik që i mori jetën Sokol Olldashit, prek e ëma: Të dua pafund Koli im, kudo qofsh!

Sot bëhen 7 vite nga aksidenti tragjik që i mori jetën politikanit të njohur të Partisë Demokratrike Sokol Olldashi. Ai u nda nga jeta në një aksident tragjik, teksa udhëtonte nga Elbasani drejt Tiranës mbrëmjen e 20 nëntorit 2013.

Pas 7 vitesh, nëna e Sokol Olldashit shkruan se ndjen dhimbje pafund për të birin. “Të kam përditë në kujtime” shkruan Kozeta Mamaqi për të birin e ndjerë.

“Sot unë kam vetëm lot, lot malli pafund, dhimbje pafund për ty biri im. 7 vite pritje pafund. Të dua pafund Koli im, kudo qofsh. Unë të kam përditë në kujtime, që nga hapat e parë, belbëzimet e para, e gjer atë mbasdite, që të përcolla”, shkruan në mesazhin e saj nëna e Sokol Olldashit, Kozeta Mamaqi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të gjithë e thërrisin “VER – LLAPA”, personazhi bohem nuk do të duket më rrugëve të Tiranës
»
Article Logic
Execution time: 0.011054039001465
array(1) { ["section"]=> string(111) "7-vite-nga-aksidenti-tragjik-qe-i-mori-jeten-sokol-olldashit-prek-e-ema-te-dua-pafund-koli-im-kudo-qofsh-228552" }