Presidenti Ilir Meta kujton sot ndarjen nga jeta të mjeshtrit Laver Bariu. Sipas tij, Laver Bariu është përjetësuar si një ndër shprehësit më të fuqishëm të halleve dhe gëzimeve të popullit shqiptar.
“Ustai i madh i sazeve të Përmetit, artisti ynë i jashtëzakonshëm Laver Bariu, është përjetësuar si një ndër shprehësit më të fuqishëm të halleve, derteve dhe gëzimeve të popullit tonë.
Kryeveprat frymëzuese muzikore, që na la trashëgim, i përkasin çdo epoke dhe tingujt e kabave të tij të papërsëritshme me klarinetë, do të jetojnë sa të ketë shqiptarë!
I paharruar kujtimi i Usta Laverit”, shkruan Meta dhe ndan videon e mëposhtme.