70% e policëve në gatishmëri për festat, shtohen sportelet në kufi

Publikuar tek: aktualitet, më 18:50 27-12-2015 70% e policëve në gatishmëri për festat, shtohen sportelet në kufi

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka urdhëruar të gjitha strukturat e Policisë në shkallë vendi, që të përforcojnë masat duke kaluar në gatishmëri të përforcuar për festat e fundvitit.

Sipas mediave, në shkresën dërguar strukturave të policisë, Çako ka urdhëruar që për natën e ndërrimit të viteve rreth 70% e efektivave të Policisë së Shtetit të jenë në gatishmëri.

Ditët e fundit të vitit sjellin një shtim të lëvizjes së qytetarëve për shkak edhe të ardhjes së emigrantëve, ndaj edhe Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri.

Sipas burimeve zyrtare, në shërbim do të jenë policia e rendit, policia rrugore, policia kriminale, forcat operacionale, strukturat e Krimit të Organizuar e Krimeve të Rënda, strukturat e Antiterrorit.

Çako ka urdhëruar marrjen e masave dhe në kufi, për të shtuar sportelet duke eliminuar radhët e gjata. Ai ka kërkuar performancë të policisë kufitare dhe shërbim sa më të shpejte e të kulturuar. Çako ka urdhëruar që të krijohen lehtësira ligjore për të shmangur radhët për gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj që do udhëtojnë drejt vendit tonë e anasjelltas, shkruan Atsh.

Gjithashtu, Çako ka urdhëruar që policia rrugore të jetë e tëra në punë. Të mbulojë me shërbim të gjitha akset rrugore për parandalimin e aksidenteve dhe t’u vijë në ndihmë gjithë përdoruesve të rrugës në raste nevoje, duke marrë masa për qarkullim normal rrugor për natën e ndërrimit të viteve.

Patrullat e përgjithshme duhet të intensifikojnë patrullimet e t’ju përgjigjen në kohë shqetësimit të qytetarëve. Në ndihmë të policisë së rendit do të jenë angazhuar gjithë forcat e lëvizshme operacionale.

Strukturat kundër krimit të organizuar e krimeve të rënda dhe ato të krimit ekonomik duhet të bashkëpunojnë me të gjitha strukturat e veçanërisht me ato të policisë kufitare me qëllim që të parandalohet e të goditet veprimtaria e paligjshme që mund të zhvillohet në pikat e kalimit apo në kufirin e gjelbër duke përfituar nga fluksi apo nga ditët festive.

Çako ka kërkuar rritje të gatishmërisë edhe nga strukturat e Antiterrorit. Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka urdhëruar të gjithë strukturat e Policisë në shkallë vendi të përforcojnë masat duke kaluar në gatishmëri të përforcuar.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010293960571289
array(1) { ["section"]=> string(70) "70-e-policeve-ne-gatishmeri-per-festat-shtohen-sportelet-ne-kufi-28675" }