700 mijë lekë të shpëtohej URA, por ministrja e KULTURËS tha “vitin tjetër” (DEKLARATA E PD)

Publikuar tek: politike, më 18:31 04-02-2018 700 mijë lekë të shpëtohej URA, por ministrja e KULTURËS tha “vitin tjetër” (DEKLARATA E PD)

Partia Demokratike e qarkut Gjirokastër ka denoncuar sot nëpërmjet një njoftimi për shtyp neglizhencën e institucioneve qendrore për ruajtjen e Urës së Hoshtevës në Zagori, shembur dje pas mesnate për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.

PD fajëson ministren e kulturës Mirela Kumbaro. “E mori vetë përsipër investimin dhe përkujdesjen për urën. Në një intervistë ajo dha garanci se ura nuk kishte rrezik shembjeje për momentin dhe në të do të investohej vitin që jemi” thuhet në deklaratën e PD.

Sipas specialistëve ura HISTORIKE monument culture u shemb vetëm për 7 milionë lekë të vjetra.

“Atë urë nuk e shembi përoi i rrëmbyeshëm. Përoi i tillë ka qenë aty përgjatë dy shekujsh. Atë urrë e shembi paaftësia dhe arroganca e qeveritarëve tanë hajdutë dhe kriminelë që nuk pranojnë asnjë mendim jashtë stanit të tyre, asnjë alternativë, asnjë sugjerim” thuhet në deklaratën e PD.

Duke e konsideruar këtë si akt criminal të neglizhencës së strukturave, PD i bën thirrje kryeministrit të lërë propagandën dhe facebook, “por të marë masat për ndërtimin e urrave të Dropullit që kanë lënë pa komunikim dhjetra fshatra të shembura gjatë rreshjeve të nëntorit, të shmangin me ndërhyrje shembjen e urës së Kordhocës në Lazarat (monument kulture), të Nivanit, fshatit të rilindësit të vërtetë Andon Zako Çajupi, si dhe urat e Zhulatit, Valaresë etj, dhe mbi të gjitha të ndërhyet urgjentisht për parandalimin e shembjeve të banesave të rrezikuara nga rëshkitjet e dheut në qytetin e Gjirokastrës”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011255979537964
array(1) { ["section"]=> string(94) "700-mije-leke-te-shpetohej-ura-por-ministrja-e-kultures-tha-vitin-tjeter-deklarata-e-pd-109122" }