71 vjeçarja: Djalin e mbyta se ishte i pirë dhe më kërkonte para, më kërcënoi me thikë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:41 14-07-2015 71 vjeçarja: Djalin e mbyta se ishte i pirë dhe më kërkonte para, më kërcënoi me thikë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për Hatixhe Ahmetin, 71-vjeçaren nga Lushnja e cila akuzohet për vrasjen e djalit të saj, Pëllumbit, pasi ai ushtronte dhunë.

Nga hetimet e Prokurorisë rezultoi se mbas një grindje për motive të dobëta, Hatixheja ka vrarë duke e mbytur fillimisht me duar dhe më pas edhe me një pjesë rrobe në formë litari djalin e saj. Kufoma e Pëllumbit, 38 vjeç, është gjetur nga një i afërm. Policia kontaktoi me nënën e tij, e cila tha se djalin e saj e kishte vrarë ajo vetë duke e mbytur me duar, pas debateve që kishte bërë.

Në pyetje është marrë Dylber Ahmeti, i cili ka shpjeguar se djali i xhaxhait, Përparim Ahmeti, i kishte kërkuar të takoheshin. Kur janë takuar, i ka thënë se në shtëpinë e tij ka shkuar Hatixheja dhe i kishte thënë gruas që Pëllumbi kishte vdekur dhe se e kishte mbytur ajo vetë. “Pasi ka dëgjuar ky bashkë me të atin, Dylberi ka shkuar tek shtëpia e Hatixhesë. Këtë të fundit e ka takuar poshtë pallatit dhe ajo i kishte treguar Dylberit se Pëllumbi një natë më parë kishte shkuar në shtëpi i dehur dhe ishin grindur shumë keq me njëri-tjetrin. Kur ka hyrë në banesë ka parë Pëllumbin të shtrirë në dysheme të mbuluar me një batanije.

Hatixheja i ka thënë se ishte mbytur me duart e saj pasi kishte qenë i pirë. Dylberi ka sqaruar gjithashtu se Hatixheja me Pëllumbin kanë pasur konflikte të vazhdueshme dhe ajo disa herë e ka denoncuar edhe në polici”, – thuhet në dosje. Në pyetje është marrë edhe D.Ahmeti, e cila ka thënë se më datë 16 mars 2015 i kishte shkuar në shtëpi Hatixheja, nusja e xhaxhait të bashkëshortit dhe gjatë bisedës ajo i kishte thënë që kishte ardhur nga Italia një ditë më parë dhe pastaj i kishte shpjeguar se Pëllumbi kishte vdekur. Dëshmitarja e habitur i kishte thënë “çfarë po thua, je në vete, shko në shtëpi dhe shikoje. Hatixheja është larguar dhe rreth një orë më vonë ishte kthyer përsëri në shtëpi dhe i kishte thënë “ai nuk merr frymë se unë e lëviza, unë e vrava e mbyta me litar”.

Sipas akuzës, Përparim Ahmeti ka pohuar se Hatixheja me Pëllumbin kanë qenë në konflikt të vazhdueshëm dhe arsyeja ka qenë se Pëllumbi ishte përdorues lëndësh narkotike, nuk punonte dhe vazhdimisht i kërkonte para Hatixhesë. Sipas tij, Hatixheja i kishte thënë që më parë se do ta hiqte qafe Pëllumbin, pasi që bërë i padurueshëm. Vetë e pandehura, thotë se kishte ardhur nga Italia ku ishte për vizitë te vajzat e saj në datën 15 mars 2015 pasi Pëllumbi e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë që ishte sëmurë. Ai kishte shtuar gjithashtu se në raste se nuk do të vinte, ai do ta shkatërronte dhe do shiste shtëpinë. Pasi kanë ngrënë drekë, Pëllumbi i kishte kërkuar para dhe ajo nuk i kishte dhënë. Ai kishte dalë dhe ishte kthyer në shtëpi rreth orës 20.30 të darkës i acaruar dhe gjakosur në fytyrë.

Ai i kërkoi sërish para, pastaj kishte filluar ta shante dhe e kishte goditur me duar. Njëkohësisht, sipas Hatixhesë, Pëllumbi përplaste kokën në mur dhe bërtiste “vdiqa, mbarova, dua lekë, me jep lekë, do të mbys natën mos kuçkë, do të ther, do të vras”, e të tjera fjalë si këto, transmeton “Shqip”.

Në një moment ai ishte përplasur tek cepi i murit dhe kishte rënë në tokë, pastaj kishte nxjerrë një thikë nga çorapet dhe e kishte kërcënuar Hatixhenë. Më pas Hatixheja është afruar dhe i ka hedhur duart në fyt për ta mbytur. Pastaj ka marrë një copë rrobe në formë rripi dhe me të e ka shtrënguar në qafë për disa minuta deri sa ka parë që pëllumbi nuk po lëvizte më. Gjatë natës kishte qëndruar në dhomë dhe në mëngjes ishte ngritur. Kishte pastruar shtëpinë dhe plehrat së bashku edhe me rripin me të cilin kishte mbytur djalin, i kishte hedhur tek koshi i mbeturinave para pallatit.

Më pas ato i kishte marrë makina e plehrave që në atë moment ndodhej aty. Ajo ka shkuar në shtëpinë e Përparimit dhe i tregoi se çfarë kishte ndodhur aty. Akuza thotë se e pandehura i është nënshtruar ekspertimit psikiatriko-ligjor dhe rezultoi se nuk vuan nga ndonjë sëmundje e shëndetit mendor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I moshuari ndërron jetë në autobusin Tiranë-Himarë
Vodhi pensionin e invaliditetit të 90 personave, 2 vite burg për ish-postjerin »
Article Logic
Execution time: 0.012938976287842
array(1) { ["section"]=> string(90) "71-vjecarja-djalin-e-mbyta-se-ishte-i-pire-dhe-me-kerkonte-para-me-kercenoi-me-thike-16119" }