71 vjetori i Çlirimit, Rama: Ta mposhtim ISIS siç mposhtëm nazizmin

Publikuar tek: politike, më 19:47 29-11-2015 71 vjetori i Çlirimit, Rama: Ta mposhtim ISIS siç mposhtëm nazizmin

Kryeministri Edi Rama ka thënë se njerëzimi është në rrezik nga ISIS, një armik më i rrezikshëm dhe më i errët se nazizmi.

Gjatë fjalës së tij në pritjen e organizuar në Kryeministri me rastin e përkujtimit të festës së Çlirimit, Rama tha se “sot ndjehemi të kërcënuar haptas nga diçka më e errët se nazizmi. Sot 29 nëntori duket edhe më i çmuar dhe frymëzues, para kërcënimit, para se të shfaqej armiku më i ri i njerëzimit”.

Sipas Ramës, ndërsa dje armik i njerëzimit ishte nazizmi, sot për mbarë njerëzimin është ISIS. Duke marrë si shembull frymëzimi aktin e mijëra dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e Atdheut, Rama tha se Shqipëria ndodhet sërish në anën e duhur të historisë, pasi sërish është në krah të BE dhe SHBA kundër terrorizmit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10407614707947
array(1) { ["section"]=> string(71) "71-vjetori-i-clirimit-rama-ta-mposhtim-isis-sic-mposhtem-nazizmin-26553" }