713 milionë lekë të BSH-së/ Bitraj pranon vjedhjen në gjyq: I lashë në loto sporti

Publikuar tek: aktualitet, më 10:56 19-02-2015 713 milionë lekë të BSH-së/ Bitraj pranon vjedhjen në gjyq: I lashë në loto sporti Mimoza Bruzia dhe Ardian Bitraj

Kanë dalë sot para gjykatës Ardian Bitraj, Mimoza Bruzia dhe Klevis Bejtaj për vjedhjen e 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë. Bitraj ka pranuar para gjyqtarëve, vjedhjen e lekëve në Departamentin e Emisionit dhe se i ka lënë paratë në loto sporti.

Për të dyshuarit në vjedhjen e 713 milionë lekëve në Departamentin e Emisionit të Bankës së Shqipërisë kërkohet kthimi i parave. Banka e Shqipërisë ka dorëzuar dosjen në Gjykatën e Tiranës, ku I ka kërkuar punonjësve të arrestuar, 713 milionë lekë të vjedhura.

Skandali i vjedhjes së 713 milionë lekëve u zbulua në 21 korrik të vitit të kaluar. U arrestua asokohe edhe Guvernatori I Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, I cili tashmë është nën akuzë por në gjendje të lirë.

Vala e arrestimeve kapi 17 zyrtarë, ndër të cilët edhe Elivar Golemin, ish-inspektore e Përgjithshme. Mes tyre janë: Dorian Çollaku, Liljana Tusha, Lavdim Cani, Myzejen Belba, Dhimitër Davidi, Bashkim Xhilaga, Fatbardha Gurthi, Bahri Allushi, Gentian Jahja, Mehdi Marku, Emiljano Lamçe, Mehdi Molla, Ilir Dedja, Petrit Ramohitaj si dhe Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vetëvrasja e Llazi Nasit, PD: U vetflijua nga politika e qeverisë. OSHEE kundër PD
Filip Çakuli çon në gjykatë Sali Berishën, i kërkon vetëm 1 lek »
Article Logic
Execution time: 0.016535043716431
array(1) { ["section"]=> string(85) "713-milione-leke-te-bsh-se-bitraj-pranon-vjedhjen-ne-gjyq-i-lashe-ne-loto-sporti-3800" }