72 orë nga ARRESTIMI i kryebashkiakut, familjarë dhe mbështetës mblidhen përpara Policisë, çfarë NDODH sot me Fran Frrokajn

Publikuar tek: aktualitet, më 09:30 18-03-2018 72 orë nga ARRESTIMI  i kryebashkiakut, familjarë dhe mbështetës mblidhen përpara Policisë, çfarë NDODH sot me Fran Frrokajn

Mbështetësit përpara komisariatit në Lezhë

Ndërsa sot janë mbushur 72 orë nga arrestimi i kryebashkiakut demokrat të Lezhës, Fran Frrokaj, mbështetës të tij janë mbledhur mëngjesin e sotëm përpara komisariatit të qytetit.

Mësohet se familjarë, simpatizantë dhe punonjës të administratës kërkojnë përpara policisë lirimin e Frrokajt. Ndërsa kryebashkiaku do të transferohet sot për në burgun e Shën Kollit, pasi ka përfunduar orët e paraburgimit. 

Sakaq, rivlerësimi i masës së sigurisë do të bëhet nesër në orën 09:00. Më herët gjykata ka dhënë masën “Arrest me burg në mungesë” për Frrokajn.

Ndërkohë në Lezhë ishte dje edhe kreu i PD, Lulzim Basha i cili zhvilloi një takim me strukturat e PD në këtë qark. Ndër të tjera Basha tha dje se shpreson që Frrokaj të jetë i pafajshëm, ndërsa kërkoi hetim transparent ndaj tij.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës u arrestua 2 ditë më parë, pasi akuzohet për tjetërsim pronash në zonën e Ranës së Hedhun. Në pranga ranë edhe 12 zyrtarë të tjerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tenton ta vrasë dhe e plagos në këmbë me armë zjarri, arrestohet i riu (EMRI)
Goditën njëri-tjetrin me sende të forta, arrestohen xhaxhai dhe nipi 17 vjeç (DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.012947082519531
array(1) { ["section"]=> string(128) "72-ore-nga-arrestimi-i-kryebashkiakut-familjare-dhe-mbeshtetes-mblidhen-perpara-policise-cfare-ndodh-sot-me-fran-frrokajn-113651" }