73 punonjës rezultojnë pozitivë me Covid, tre prej tyre zhduken nga ferma, Policia në kërkim

Publikuar tek: bota, më 08:34 14-07-2020 73 punonjës rezultojnë pozitivë me Covid, tre prej tyre zhduken nga ferma, Policia në kërkim Ferma ne Herefordshire, Britani e Madhe

Tre punonjës të një ferme në Herefordshire, Britani e Madhe janë zhdukur nga ambientet e saj menjëherë sapo 73 punonjës të tjerë dolën pozitivë me Covid-19.

Më shumë se 200 punëtorë po izolohen në ambientet e AS Green and Co, në Mathon, afër Malvern, pasi 73 anëtarët e stafit testuan pozitivë për koronavirus, raporton newsbomb.al. Shëndeti Publik i Anglisë dhe policia po vëzhgojnë nga afër situatën ndërsa punëtorët janë në karantinë në fermën e perimeve.

Policia e West Mercia dhe Këshilli i Qarkut Herefordshire konfirmuan të hënën se tre punëtorë janë zhdukur dhe një prej tyre kishte dalë pozitiv me Covid-19. Autoritetet janë shprehur se po punojnë me Shëndetin Publik të Anglisë për të gjurmuar punonjësin e infektuar.

Shefi i Policisë Sue Thomas është shprehur se autoritetet po punojnë me pronarin e fermës për t'i mbajtur të gjithë punëtorët të sigurt, si dhe për të siguruar shëndetin e komunitetit lokal në Herefordshire, raporton newsbomb.al.

Drejtori i shëndetësisë së qarkut, Karen Wright, për mediat vendase ka thënë “Ka tre punëtorë që kanë lënë vendin pa leje, njëri prej të cilëve ka dalë pozitiv. Punëtorëve që kanë lënë ambientet u është kërkuar të izolohen.”

Për tu siguruar që asnjë punëtor tjetër nuk do të largohet nga ferma, Policia lokale ka siguruar të gjitha daljet e fermës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010025024414062
array(1) { ["section"]=> string(97) "73-punonjes-rezultojne-pozitive-me-covid-tre-prej-tyre-zhduken-nga-ferma-policia-ne-kerkim-213774" }