73 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Publikuar tek: rajon, më 23:48 02-07-2020 73 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njoftoi të enjten se ka regjistruar 73 raste pozitive me koronavirus.

Rastet e reja rezultuan nga 225 mostra të testuara.

Numri më i madh i tyre u shënua në Komunën e Prishtinës, 44 raste, pataj në Komunën e Lipjanit 7 raste, në Komunën e Ferizajt 5 raste, në Komunën e Vushtrrisë 5 raste, në Komunën e Fushë Kosovës 3 raste, në Komunën e Obiliqit 3 raste, në Komunën e Skënderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se të enjten janë shëruar 63 pacientë nga koronavirusi. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 3,064. Prej tyre, 55 pacientë kanë vdekur dhe 1,707 janë shëruar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095009803771973
array(1) { ["section"]=> string(48) "73-raste-te-reja-me-koronavirus-ne-kosove-212634" }