75 vjet nga revolta antikomuniste ne veri e Prek Calit, fotot e rralla të tij me gruan, familjen dhe Kulla e tij (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:45 15-02-2020 75 vjet nga revolta antikomuniste ne veri e Prek Calit, fotot e rralla të tij me gruan, familjen dhe Kulla e tij (FOTO) Kulla e Prek Calit

75 vjet më parë, Prek Cali, së bashku me burrat e Kelmendit udhëhoqën kryengritjen ndaj forcave të diktaturës komuniste.

Prek Cali, udhëheqësi i kësaj kryengritjeve ishte një nga figurat kryesore të Malësisë, pasi luftoi për më shumë se 50 vite kundër çdo pushtuesi që kishte ardhur për të pushtuar Shqipërinë.

I lindur në vitin 1872, Prek Cali ishte 'bajraktari' i Vermoshit, që mori pjesë në revoltat shqiptare në vitet 1908 dhe 1911 kundër osmanëve.

Ai u martua dy herë. Me gruan e parë, Dranden, jetoi shumë pak pasi ajo vdiq e re nga sëmundja e tuberkulozit, duke i lënë një vajzë të vetme me emrin Age, ndërsa me gruan e dytë, Pashkën nuk pati fëmijë.

Në vitin 1914 Prek Cali mbështeti qeverinë e Princ Vidit, ndërsa në vitin 1920 mori pjesë në luftën e Koplikut, si komandant i një çete malësorësh.

Ai shërbeu si komandant i forcave të Malësisë së Madhe gjatë qeverisjes së Fan Nolit, të cilin e kishte ndihmuar në Lëvizjen e Qershorit.

Pas kthimit të Ahmet Zogut në pushtet, Prek Cali u internua në qytetin e Gjirokastrës për 3 vite.

Ndërsa në vitin 1928, pas shpalljes së Mbretrisë u gradua kapiten rezervist dhe më vonë u zgjodh komandant i xhandarmërisë për Malësinë e Madhe.

Në vitin 1945 merr pjesë në Kuvendin e Brojës, për të organizuar rezistencën anti-komuniste.

Udhëhoqi kryengritjen e Kelmendit që u zhvillua më 12 dhe 13 janar të vitit 1945, kundër forcave të regjimit komunist, pasi donte që Shqipëria të ishte vend i lirë, dhe jo një vend ku udhëheqja t'i takonte vetëm një personi.

Në gjyqin që filloi në 28 shkurt 1945, ai u akuzua për tradhëti ndaj vendit, dhe u dënua me pushkatim.

Në mëngjesin e 25 marsit të po atij viti, Prek Cali u pushkatua bashkë me 13 burra të tjerë.

Në momentin, që do ta ekzekutonin toga e zezë e pushkatimit komunist, kërkojnë që të denuarit me pushkatim të kthehen me shpinë dhe t’ua mbyllin sytë.

Por Prek Cali, në mënyrë kategorike kundërshton, duke thënë fjalët: “ - Nuk shkohet n’Parajsë me shpin dhe me sy t’mbyllun” dhe siç ishte duarlidhur, ngriti kokën lart, hapi gjoksin, duke shqyer pullat e këmishës dhe u tha: “ - Kështu vdes shqiptari”.

Para se të rrëzohej, ai trup si një lis, nga plumbat e shqiptarëve të armiqëve të nacionit të vet, zëri i fuqishëm i malësorit të bjeshkëve, ushtoi si jehona e luginave: “ - Rrnoft Shqipnia! Rrnoft populli shqiptar! Heret a vonë Shqipnia do të fitojë.”

Emri i Prek Calit do të ngelet gjithmonë si sinonimi i qëndresës kundër forcave pushtuese, cilado qofshin ato.

Kulla e tij, ditët e sotme është e shkatërruar, por kujtimi i saj për trimat që priti dhe përcolli do të mbetet gjithmonë.
2_copy_copy_copy_copy_copy.jpg1_copy_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020853042602539
array(1) { ["section"]=> string(122) "75-vjet-nga-revolta-antikomuniste-ne-veri-e-prek-calit-fotot-e-rralla-te-tij-me-gruan-familjen-dhe-kulla-e-tij-foto-195295" }