75-Vjetori i Çlirimit, nis rehabilitimi i Varrezave të Dëshmorëve

Publikuar tek: aktualitet, më 12:47 25-08-2019 75-Vjetori i Çlirimit, nis rehabilitimi i Varrezave të Dëshmorëve

Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit kanë nisur ndërhyrjet në të gjitha objektet që nderojnë rolin dhe luftën e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore në vigjilje të 75 Vjetorit të Çlirimit të Atdheut.

Pjesë e këtij projekti është edhe rehabilitimi i ambienteve të Parkut Memorial të Varrezave të Dëshmorëve.

Ndërhyrja është bërë për kthimin në normalitet të godinave, rrugicave dhe murit rrethues të Parkut Memorial të Varrezave te Dëshmorëve. Punonjësit e Bashkisë po punojnë për ta bërë një park dinjitoz, në respekt për të rënët dhe në nderim për historinë e vendit tonë.

f25afc0f-d53f-4439-93ea-68a638dd6219.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070288181304932
array(1) { ["section"]=> string(71) "75-vjetori-i-clirimit-nis-rehabilitimi-i-varrezave-te-deshmoreve-176280" }