75 vjetori i themelimit të OKB-së, Basha: Kosova të marrë vendin që i takon

Publikuar tek: politike, më 10:11 24-10-2020 75 vjetori i themelimit të OKB-së, Basha:  Kosova të marrë vendin që i takon

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha  përshëndet 75 vjetorin e themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Me anë të një postimi në ‘twitter’ Basha shkruan se OKB është organizata më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, e krijuar për të forcuar bashkëpunimin midis shteteve, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë.

Ndër të tjera Basha shpreh urimin që në këtë 75-vjetor Republika e Kosovës të marrë sa më shpejt vendin që i takon si shtet anëtar me të drejta të plota i kësaj organizate.

“Dita e sotshme shënon 75 vjetorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila është organizata më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, e krijuar për të forcuar bashkëpunimin midis shteteve, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Sivjet mbushen gjithashtu 65 vjet nga pranimi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Është dita për të rikonfirmuar përkushtimin tonë për të ndjekur parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe e mbështetur misionin e OKB-së në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë.

Në këtë 75 vjetor të OKB dua të shpreh urimin që gjithashtu që Republika e Kosovës të marrë sa më shpejt vendin që i takon si shtet anëtar me të drejta të plota i kësaj organizate. Unë dhe qeveria e ardhshme e Shqipërisë do japim mbështetje të pakursyer për ta bërë këtë realitet,” shkruan Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Kjo është një nga pabarazitë antikushtetuese’, Bylykbashi: Kodi Zgjedhor i Ramës ‘vret’ kandidatët e pavarur
PD denoncon sërish nga Landfilli i Sharrës: Çojnë çdo vit 11 milionë euro në parajsat fiskale »
Article Logic
Execution time: 0.013747930526733
array(1) { ["section"]=> string(80) "75-vjetori-i-themelimit-te-okb-se-basha-kosova-te-marre-vendin-qe-i-takon-224972" }