76 simpatizantë të PD-së përfunduan në spital, reagon QSUT: Si është gjendja e pacientëve

Publikuar tek: aktualitet, më 10:47 28-05-2017 76 simpatizantë të PD-së përfunduan në spital, reagon QSUT: Si është gjendja e pacientëve

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, janë dërguar me urgjencë 76 simpatizantë të PD-së gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm. QSUT ka reaguar me anë të një njoftimi për mediat ku tregon kushtet në të cilat ndodhen qytetarët dhe simptomat e tyre.

Njoftimi i QSUT:

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, njofton se në Urgjencën e Spitalit Francez nga orët e para të mëngjesit të ditës së dielë deri në orën 11.00, janë paraqitur 76 qytetarë të cilët paraqisnin ankesat në vijim: skuqje të fytyrës dhe syve, lotim, kruarje të syve dhe rrufë.

Të gjithë qytetarët referojnë se gjatë mbrëmjes së djeshme kanë marrë pjesë në aktivitetin e Partisë Demokratike.

Drejtoria e QSUT në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe stafin mjekësor të Shërbimeve të QSUT, morën menjëherë masat për trajtimin e këtyre pacientëve.

Aktualisht, 5 pacientë po mbahen në observim në pavionin e Okulistikës nga një ekip multidisiplinar mjekësh specialistë. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë, pa komplikacione të rëndësishme.

Drejtoria e QSUT ka vënë në dispozicion të Institutit të Mjeksisë Ligjore të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të sqaruar shkaqet e këtyre simptomave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vodhi 486 mijë lekë në një banesë, arrestohet 27 vjeçari në Fier
Shkatërrohet grupi i trafikantëve, 4 persona në pranga (Emrat) »
Article Logic
Execution time: 0.012838125228882
array(1) { ["section"]=> string(93) "76-simpatizante-te-pd-se-perfunduan-ne-spital-reagon-qsut-si-eshte-gjendja-e-pacienteve-80251" }