76 vjeçari abuzon me 2 të mitur në Tiranë, një prej tyre shkon në polici pa i thënë familjes. Ja si e tregon e ëma ngjarjen

Publikuar tek: aktualitet, më 07:26 20-10-2015 76 vjeçari abuzon me 2 të mitur në Tiranë, një prej tyre shkon në polici pa i thënë familjes. Ja si e tregon e ëma ngjarjen Foto ilustruese

Një 76 vjeçar ka abuzuar seksualisht me dy të mitur E. G., 15 vjeç dhe R. G., 15 vjeç. Një prej tyre ka shkuar në komisariat dhe pa dijeninë e familjes, ka marrë guximin dhe e ka denoncuar. Pas denoncimit, policia ka bërë arrestimin e shtetasi Hazer D, i martuar dhe pa precedentë të mëparshëm penalë.

Mbi të rëndon vepra penale e “marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç dhe “marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me persona të pazot për t’u mbrojtur”.

Burime pranë policisë Tiranë thonë se i arrestuari i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se nuk i njeh fare dy djemtë. Në kallëzimet e tyre të miturit kanë sqaruar se 76-vjeçari Duraku ka kryer marrëdhënie homoseksuale kundër dëshirës së tyre muajin e fundit, në mënyrë sistematike.

Është nëna e 15 vjeçarit E.G. Melita, ajo që ka treguar për “Gazeta Shqiptare” se si e mori vesh ngjarjen dhe raportin që ka pasur i biri me personat e tjerë të përfshirë në këtë histori.

“Unë kam tre djem. Jo se janë fëmijët e mi, por e them me siguri se janë fëmijë të mbarë dhe nuk janë përzier me asnjë prapësi në jetën e tyre. E. është fëmija i vogël i familjes. Është ende në 9-vjeçare. Të shtunën më merr një polic në telefon dhe më thotë: “Kemi djalin tuaj në komisariat, ejani ta merrni”. Ngaqë nuk më thanë emër, mendova se bëhej fjalë për ndonjë nga djemtë e mëdhenj. Thashë se mos kanë bërë ndonjë sherr dhe janë ndaluar. Kur shkova dhe pashë se aty ishte djali i vogël, nuk munda ta besoj. Ai ishte në një dhomë me një psikologe dhe kur e pyeta “çfarë ke bërë?”, nuk m’u përgjigj. Policët më treguan se çfarë kishte thënë djali. U tmerrova! Në korridor pashë edhe shokun e djalit, R., i cili ka qenë komshi me familjen time”, tregon nëna e 15 vjeçarit

Po me E., ke biseduar për këtë temë? Ke vënë re ndonjë sjellje të dyshimtë?

“E. është një fëmijë shumë i urtë. Ai tregohet gjithmonë shumë i hapur me mua dhe më tregon gjithçka. Kur e pyeta në lidhje me atë që kishte thënë në polici, më tha: “E denoncova atë plakun sepse më detyronte të merrja lekë dhe të lypja”. Këtë u kishte thënë edhe dy vëllezërve të tjerë. Nuk kam dashur t’i ushtroj presion me pyetje, pasi më tha se “sot do të shkoj sërish në komisariat dhe në prani të psikologes do të flasim për këtë temë”, tregon Melita.

Pyetjes nëse e njeh 76 vjeçarin që ka abuzuar me djalin e saj, nëna i përgjigjet:

“Jo, nuk e njoh. Djali më ka thënë se e ka takuar rastësisht në qendër të Tiranës kur ishte duke luajtur me shokun e tij. Ne nuk i kemi bërë keq njeriu. Jemi familje e thjeshtë, që jetojmë me hallet tona. Im shoq punon me javë të tëra si murator në Peshkopi për të rritur fëmijët. Prandaj kërkoj nga drejtësia që ta ndëshkojë personin që na ra në qafë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 57 mijë lekë më pak nga rroga për 320 punonjës të policisë, shpenzuan karburant
Kapet në Tiranë i kërkuari ndërkombëtarisht, ishte dënuar me 20 vite burg »
Article Logic
Execution time: 0.013470888137817
array(1) { ["section"]=> string(127) "76-vjecari-abuzon-me-2-te-mitur-ne-tirane-nje-prej-tyre-shkon-ne-polici-pa-i-thene-familjes-ja-si-e-tregon-e-ema-ngjarjen-23516" }