Dy persona të huaj janë arrestuar nga policia kufitare në Qafë-Thanë dhe një shqiptar u shpall në kërkim pas sekuestrimit të 77 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Në pranga ranë dy bullgarë Neven Milenov, 39 vjeç, banues në Razgrad-Bullgari dhe Shaban Daud, 55 vjeç, banues në Silistra-Bullgari.
Po ahstu u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit A.G, 45 vjeç. Sipas policisë në mjetin furgon tip “Volksëagen” me targa CC6971AH, të cilin e drejtonte shtetasi Neven Milenov gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se mund të ishte fshehur lëndë narkotike. Konkretisht në pjesën e dyshemesë, në një vend të përshtatur u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 77 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.