8 Dhjetori/ Basha zbulon se ku i gjeti të rinjtë dita e sotme: Mirënjohje që keni ndezur dritën e shpresës dhe solidaritetit kombëtar

Publikuar tek: aktualitet, më 14:28 08-12-2019 8 Dhjetori/ Basha zbulon se ku i gjeti të rinjtë dita e sotme: Mirënjohje që keni ndezur dritën e shpresës dhe solidaritetit kombëtar

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur mirënjohjen e thellë ndaj të rinjve në kuadër të 8 Dhjetorit.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai shprehet se në këto sprovash dhe dhimbjesh, edhe dita e sotme i gjeti të rinjtë duke ndihmuar qindra familje të dëmtuara nga tërmeti në zonën e Kurbinit.

Sipas Bashës, solidaritet i tyre është frymëzimi ynë që ta kalojmë si një familje e madhe këtë situatë të rëndë sot e ta nxjerrim së shpejti Shqipërinë nga mjerimi.

‘Nderim përjetë heronjve të 8 dhjetorit 1990 me në krye Azem Hajdarin që u ngritën mbi frikën dhe me kurajo e vizion diktuan rënien e diktaturës dhe lindjen e demokracisë shqiptare. Mirënjohje për çdo të ri që në këto ditë te errëta për vendin, ka ndezur dritën e shpresës dhe solidaritetit kombëtar. Zoti e bekoftë rininë shqiptare dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë’, shkruan ndër të tjera Basha.

Statusi i plotë:

Ky 8 dhjetor, Dita e Rinisë na bën krenarë për rininë tonë. 29 vite më parë të rinjtë u ngritën të parët në Lëvizjen e Dhjetorit që solli demokracinë; sot pas tragjedisë që goditi vendin, të rinjtë ishin të parët që u erdhën në ndihmë njerëzve dhe të parët që nisën mbledhjen dhe shpërndarjen e ndihmave.

Këtë 8 dhjetor shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë të rinjtë që në këto ditë sprovash dhe dhimbjesh u shndërruan në shpresë dhe forcë për çdo shqiptar. Edhe dita e sotme i gjeti të rinjtë duke ndihmuar qindra familje të dëmtuara nga tërmeti në zonën e Kurbinit.

Dhimbja e këtyre banorëve të cilët shteti i ka harruar dhe braktisur, është zbutur nga të rinjtë që u vijnë në ndihmë duke vendosur gjithcka në dispozicion të të dëmtuarve. Kjo tragjedi zhveshi nga propaganda gjendjen e vërtetë të vendit, të Shqipërisë së varfër, të vjedhur dhe abuzuar.

Por sot ky angazhim dhe solidaritet i të rinjve është drita e shpresës që po ndriçon Shqipërinë, është frymëzimi ynë që ta kalojmë si një familje e madhe këtë situatë të rëndë sot e ta nxjerrim së shpejti Shqipërinë nga mjerimi, ta çlirojmë nga kthetrat e korrupsionit që nuk kursen as jetën e qytetarëve e ta bëjmë realitet thirrjen dhe destinin që të rinjtë nisën 29 vjet më parë, Shqipërinë si gjithë Europa.

Nderim përjetë heronjve të 8 dhjetorit 1990 me në krye Azem Hajdarin që u ngritën mbi frikën dhe me kurajo e vizion diktuan rënien e diktaturës dhe lindjen e demokracisë shqiptare. Mirënjohje për çdo të ri që në këto ditë te errëta për vendin, ka ndezur dritën e shpresës dhe solidaritetit kombëtar. Zoti e bekoftë rininë shqiptare dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!

78528031_2805704712814025_6790778856199421952_o.jpg78931932_2805705002813996_3975664515088908288_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030994892120361
array(1) { ["section"]=> string(138) "8-dhjetori-basha-zbulon-se-ku-i-gjeti-te-rinjte-dita-e-sotme-mirenjohje-qe-keni-ndezur-driten-e-shpreses-dhe-solidaritetit-kombetar-188771" }