8 drejtorë të rinj në gjimnazet e kryqytetit, hapet gara. Ja kriteret, dokumentacionet dhe afatet

Publikuar tek: aktualitet, më 06:38 07-10-2015 8 drejtorë të rinj në gjimnazet e kryqytetit, hapet gara. Ja kriteret, dokumentacionet dhe afatet Foto ilustruese

8 drejtorë të rinj do të zgjidhen në krye të gjimnazeve të kryeqytetit në bazë të një konkursi, me vendim të drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore.

Ky vendim, sipas GSH, është firmosur në datën 2.10.2015, janë hapur vende të lira pune për pozicionin e drejtorit të institucionit të arsimit parauniversitar për këto gjimnaze: “Sami Frashëri, Kostandin Kristoforidhi, Myslym Keta, Besnik Sykja, Sinan Tafaj, Arben Broci, Eqerem Çabej dhe Aleks Buda.

Në vendim janë përcaktuar edhe kriteret e veçanta si dhe dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidatët deri në datën 12 tetor, ora 16:30, pranë DAR Tiranë. Kandidatët duhet të kenë diplomë të nivelit të dytë në edukim, ose diplomë të sistemit 4-vjeçar, e cila është e njëvlershme me masterin shkencor, si dhe të kenë kategorinë Mësues i kualifikuarSipas Drejtorisë Arsimore, faza e parë e konkurrimit do të bëhet në datën 14 tetor.

Kriteret: Të ketë fituar diplomë të ciklit të dytë në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlefshme me të, duhet të dorëzojë fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave të shkollës së lartë; Të ketë të paktën kategorinë Mësues i kualifikuar (fotokopje e noterizuar e dëshmisë së kualifikimit); Të mos ketë masa disiplinore në fuqi ndaj tij (nëse nuk ka, e deklaron me shkrim që nuk ka.)

Dokumentacioni dhe afatet

Të gjithë arsimtarët që do të bëhen pjesë e kësaj gare, kanë afat deri në datën 12 tetor për të dorëzuar dokumentet përkatëse. Dorëzimi i dokumentacionit të aplikantit do të bëhet pranë Sekretarisë së Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë, çdo ditë, nga e hëna në të enjte, nga ora 08:00- 16:30, dhe ditën e premte nga ora 08:00-14:00. Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit është data 12 tetor 2015, ora 16:30shkruhet në vendimin e DAR Tiranë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasadori Lu sërish takim me ministrin Tahiri, i pranishëm edhe hetuesi i FBI
Arrestohen 7 zyrtarë e biznesmenë në Tiranë, ja si u zbulua skema e mashtrimit me pronat »
Article Logic
Execution time: 0.011695146560669
array(1) { ["section"]=> string(100) "8-drejtore-te-rinj-ne-gjimnazet-e-kryqytetit-hapet-gara-ja-kriteret-dokumentacionet-dhe-afatet-22514" }