8 FOTO dhe HISTORI NGJETHËSE/ Rrëfejnë të afërmit, këto janë familjet që shkatërroi HOLOKAUSTI

Publikuar tek: bota, më 15:25 27-01-2020 8 FOTO dhe HISTORI NGJETHËSE/ Rrëfejnë të afërmit, këto janë familjet që shkatërroi HOLOKAUSTI

Ditën e sotme në mbarë botën po përkujtohen miliona viktima të politikave të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

Në kujtim të atyre ngjarjeve do të sjellim disa copëza historie të momenteve më drithëruese të ndarjes së familjarëve të ilustruara me fotot përkatëse të cilat përcjellin sesa e dhimbshme është të ndash një familje.

Poloni

Julian Gringras: "Kjo është një foto e motrës sime të vogël, Bala dhe mbesës sime Giga. Ajo është bërë në vitin 1938 në Kielce.

"Bala në atë kohë mbase ishte 18 vjeç. Ishte një vajzë shumë e gjallë, inteligjente, aktive, shumë e pashme.

"Të dy vajzat shkuan në kampin e Birkenau. Ato u vranë nga gjermanët shumë shpejt."

_110617534_64fa64e1-769e-43c0-b1c3-1307c54a7d52.jpg

Irena Wygodzka: "Estusia ishte kushërira ime e preferuar.  Ne e donim shumë njëra-tjetrën.

"Estusia ishte një vajzë simpatike, inteligjente. 

"Babai i saj ishte shumë fetar, ai e kishte mjekër të gjatë, por ajo ndryshe nga babai simpatizonte  komunistët. Edhe pse nuk i përkiste partisë, ajo kishte një grup miqsh me të cilët takohej dhe diskutonte çështje politike.

" Estusia dhe prindërit e saj u deportuan në Aushvic dhe mësova që ata u mbytën në dhomat me gaz pas mbërritjes."

_110617535_1813cb11-8e62-4ca6-98d0-fd3bf3e9080a.jpg

Republika Çeke

Anna Hyndrakova: "Kjo foto është bërë në Pragë në Tetor 1941, në ditën e dasmës së motrës sime Gertruda me Frantisek.

"Frantiseku lindi në 1916; ai punoi si nëpunës kryesor në industrinë e qymyrit. Në kohën kur e takova, atë nuk e lejuan më të punonte sepse ishte hebre. Të tre ne jetuam së bashku, shprehet Anna.

"Ne u internuam të gjithë në Aushvic në periudha të ndryshme, përfshirë nënën dhe babin tim. Unë jam e vetmja që mbijetova.", tha së fundmi ajo.

_110617529_b22be59f-bd45-4f71-9127-e1db9fbfb6fc.jpg

Toman Brod: "Kjo është nëna ime Olga Brodova dhe vëllai im Hanus. Fotografia është bërë rreth vitit 1927. Unë linda dy vjet pas tij.

"Nëna ime ishte shumë e qetë ... fëmijët mund të ishin duke bërë zhurmë e duke bërtitur dhe ajo ulej në tryezë e thyente arra.

"Por babai ynë ishte disi më nervoz. Babai vdiq i ri, në 1938.

"Nëna, vëllai dhe unë u internuam në Terezin më 27 korrik 1942.

"Nëna ime u përshtat shumë mirë me kushtet në Terezin dhe punonte si infermiere për fëmijët me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike.

"Ne u larguam nga Terezin në Dhjetorin e 1943, për Aushvic. Unë përfundova në kamp pune dhe fitova lirinë në fund të luftës.

"Sa për vëllain dhe nënën time, unë besoj se ata u vranë në vitin 1944."

_110617531_8387deb7-4c63-4f37-8504-40785e888ad6.jpg

Jiri Franek: "Ky është vëllai im Frantisek Frischmann në 1940.

"Frantisek ishte një vit më i madh se unë dhe mund të them se ai ishte më i zgjuar, më i mirë në shkollë  sesa unë.  Ai ishte gjithashtu i gjatë dhe i fortë. Vajzat të cilat tërhqeshin nga bukuria e tij jetonin edhe 20 km larg.

"Xhaxhai ynë donte të paguante rrugën e vëllait tim për në kufirin e eZvicrës për ta larguar nga gjermanët këtu. Nga Zvicra ai ishte menduar atëherë ta dërgonte në Francë.

"Ishte rregulluar gjithçka, dhe familja jonë e dinte për këtë, por gjatë kësaj kohe gjermanët pushtuan Parisin. Dhe Parisi ishte aty ku duhej të shkonte vëllai im.

"Kështu, në fund, vëllai im nuk shpëtoi; ai u internua në Aushvic dhe nuk mbijetoi”

_110617530_506be8ab-844e-4735-abb9-be8c887f1b9b.jpg

Rumani

Estera Sava: "Kjo është motra ime, Anuta Martinet.

"Ëndrra e motrës sime ishte të bëhej mjeke. Pasi mbaroi shkollën e mesme me notat më të larta, ajo u nis për në Iasi, për të kaluar provimin e pranimit në Shkollën Mjekësore.

"Por në Iasi, lëvizje antisemite tashmë kishin filluar. Ata i thanë asaj" Ti, jidanii, shko në shtëpi. Ne nuk kemi nevojë për mjekë hebrenj! "

"Ajo vendosi të studionte jashtë dhe u nis për në Padova të Italisë. Në qershor 1939 dha provimet për mjekësi. Ajo mori notat më të larta! Por ajo i tha babait tonë: 'Baba, unë nuk po kthehem.Jeta atje nuk është e mirë. Unë do të shkoj në Francë! ' Kishim një të afërm atje, kështu që ajo u nis për në Montpellier. "

"Ajo studioi atje, u martua me një burrë katolik.

"Gjermanët e morën atë dhe na thanë që ajo ndihmoi në kampe të ndryshme, madje edhe në Aushvic. Pastaj e vranë. "

_110619398_d4e5a444-8458-46bf-88e6-17ce23451485.jpg

Stefan Guth: "Ky është Tomi Honig, kushëriri im.

"Ai ishte djali i motrës së babait tim, Bella. Ajo u martua me një burrë hebre me emrin Miklos Honig. Miklos ishte administratori i restorantit të hotelit më tënjohur në Oradea dhe Bella ishte shtëpiake.  Ajo kishte dy djem, Otto dhe Tomi.

"Babai im ishte shumë i dashur me të motrën e tij dhe sa herë që shkonte në Oradea, ai qëndronte në shtëpinë e saj.

"Kur filloi lufta, babai im priti që ata të vinin në Brasov. Por ai priti dhe priti dhe askush nuk erdhi.

"I vetmi që u kthye ishte vëllai i Miklos. Ai mbijetoi dhe solli lajme se të gjithë të tjerët kishin vdekur, përfshirë Tomin".

_110619396_4bd49f3d-81ea-4a85-9f9b-bba33933dd4a.jpg

Mihaly Eisikovits: "Ky është Bozsi, motra më e vogël e nënës time Rozsi, dhe vajza e saj.

"Nëna ime vinte nga një familje me shtatë motra. Vetëm njëra prej tyre mbijetoi nga terrori në Aushvic.

"Bozsi u martua me Dezso, një tregtar misri nga Nagysarmas dhe ata jetuan në Kolozsvar. Bozsi dhe Dezso kishin dy fëmijë, një djalë, Andris dhe një vajzë, e cila është në këtë foto.

"Djali ishte rreth pesë vjeç, vajza ishte një e gjysmë ose mbase dy vjeç kur u internuan. E gjithë familja u zhduk në Aushvic në 1944."

_110619397_ab945942-3018-4624-a19b-a46f2563668f.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025168180465698
array(1) { ["section"]=> string(94) "8-foto-dhe-histori-ngjethese-rrefejne-te-afermit-keto-familjet-qe-shkaterroi-holokausti-193301" }