8 hile që do t’ju bëjnë të dukeni më të zgjuar se të tjerët

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:19 02-04-2015 8 hile që do t’ju bëjnë të dukeni më të zgjuar se të tjerët

Doni të dukeni sikur jepni një mendim eksperti kur në të vërtetë nuk e keni idenë se përse bëhet fjalë? Me zhvillimin e teknologjisë, google i ka dhënë mundësinë edhe personave më injorantë të shfaqen sikur dinë gjithçka, vetëm me një të prekur të tasjtejrës.

Por të falsifikosh inteligjencën, nuk ka pse të jetë vetëm çështje teknologjie. Ja disa këshilla që do t’ju bëjnë të dukeni më inteligjentë.

Mbulohu

Të ekspozosh pjesë të trupit mund të të bëjë të dukesh “sexy” por në të vërtetë inteligjenca nuk ka të bëjë me muskujt. Studimet kanë treguar se ne i gjykojmë, si fremrat ashtu edhe meshkujt, nga sasia e lëkurës që shfaqin të pambuluar. Personat që vishen me më pak rroba, shihen si më shumë emocionalë, por jo të aftë të planifikojnë dhe të veprojnë në bazë të vendimeve të tyre.

Mbani syze

Përfundimish është provuar se syzet ju bëjnë të dukeni më inteligjentë. Syzet dhe një bluzë e zezë do t’ju bëjnë më inteligjentë por në të njëjtën kohë edhe më pak tërheqës. Ndërsa syzet pa skelet janë vlerësuar se ju bëjnë tërheqës e njëkohësisht të besueshëm.

Dukuni bukur

Nëse bëni përshtypje të mirë te të tjerët, ka më shumë gjasa që ata t’ju gjykojnë si inteligjentë dhe pozitiv. Ky quhet “efekti dritë”, dhe do të thotë se njerëzit tërheqës, shpesh gjykohen si më inteligjentë, më të mirë dhe interesant se të tjerët.

Por jo shumë bukur, (për femrat)

Për fat të keq, meshkujt gjykohen si më inteligjentë dhe më kompetentë se sa femrat, çka do të thotë se femrat duhet të bëjnë përpjekje shtesë. Madje atyre u duhet të adaptojnë edhe sjellje mashkullore, nëse duan të krijojnë përshtypjen e ekspertit.

Mos shani

Gjuha e keqe ju bën të dukeni emocionalisht të paqëndrueshëm, joprofesionalë dhe që vuani nga një fjalor i kufizuar. Në një anketë, më shumë se 56% e njerëzve u shprehën se i perceprojnë njerëzit që thonë fjalë të pista si më pak inteligjentë. Pra dëgjoni nënë tuaj kur ju thotë ta mbani fjalorin e pastër.

Flisni shpejt

Pauzat e gjata nuk ju bëjnë të dukeni më të zgjuar, por e kundërta. Prejini pauzat e gjata dhe gjallëroni fjalimin tuaj. Njerëzit që flasin shpejt, perceptohen si më inteligjentë dhe më të besueshëm.

Përdorni fjalë të thjeshta

Jo domosdoshmërisht fjalët e komplikuara dhe zhargoni do t’ju bëjnë të dukeni më të zgjuar se të tjerët. Sipas studimit, përdorimi i fjalëve të gjata, në fakt, nuk ju bën të dukeni më të zgjuar, por më të mërzitshëm.

Qendroni larg alkoolit

Nuk keni nevojë të deheni që të gjykoheni si një njeri jo i zgjuar, mjafton të mbani një gotë verë në dorë dhe do të dukeni më pak inteligjent se të tjerët. Sipas studimit ata që pinë alkool, paragjykohen si më pak profesionistë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072460174560547
array(1) { ["section"]=> string(64) "8-hile-qe-do-t-ju-bejne-te-dukeni-me-te-zgjuar-se-te-tjeret-7670" }