8-Marsi, gratë do protestojnë në sheshin “Skënderbej”

Publikuar tek: aktualitet, më 11:42 06-03-2015 8-Marsi, gratë do protestojnë në sheshin “Skënderbej”

"Beteja jonë nuk është vetëm në datën 8-Mars!’’ Kjo është motoja që ka bërë bashkë dhjetra-qindra gra në Shqipëri të cilat do të zhvillojnë një protestë ditën e 8-marsit (e dielë) , ora 10:00-11:00 në sheshin “Skënderbej.”

“Çdo ditë dhunohet femra, nën sytë e qytetarëve, ligjit, shtetit, organizatave në mbrojtje të saj, vet femrës dhe askush nuk ngre gishtin e të bëjë denoncimin e asaj që na solli deri këtu, indiferentizmin.

Të gjithë flasin me fjalë por veprat mbetën larg tyre.
Ndaj tani ne bijat e këtyre nënave të dhunuara, bashkëshortet e ardhshme, kontigjenti i destinuar për dhunë, nënat që do sjellim në jetë bijat që do jenë të dhunuarat e zinxhirit të indiferentizmit, duam t’i themi NDAL!
Mjaft më!
Nuk mund të presim që të na dhurohet ajo që na përket!
Ndaj ngrihuni me ne”, është thirrja që bëjnë gratë dhe vajzat e organizuara në rrjetet sociale për të protestuar në ditën e 8-Marsit në shesh, si ndoshta asnjëherë më parë.

Rëndom 8-Marsi është përjetuar e trajtuar si një festë ku gratë kanë nxituar të pronotojnë lokalet e restorantet në shoqërinë e njëra-tjetrës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga Meta tek Llalla, i gjithë shteti i përfshirë në çështjen “Doshi”
Ligji i dosjeve, OSBE: Mbështesim Veliajn, drafti i Dodës antikushtetues »
Article Logic
Execution time: 0.0095298290252686
array(1) { ["section"]=> string(55) "8-marsi-grate-do-protestojne-ne-sheshin-skenderbej-5114" }