8 marsi i grave të Bulqizës, pak metra larg njëra-tjetrës por disa festonin e shumë gërmonin

Publikuar tek: aktualitet, më 21:00 08-03-2017 8 marsi i grave të Bulqizës, pak metra larg njëra-tjetrës por disa festonin e shumë gërmonin

Ky 8 Mars i ka gjetur një pjesë të madhe me lule dhe dhurata nëpër duar për gratë dhe vajzat.

Në Bulqizë, partitë politike i kishin organizuar forumet e tyre të gruas në festë. Por vetëm pak metra larg, gra dhe vajza punonin stogjeve për të siguruar bukën e gojës.

Ata detyrohen ta bëjnë këtë punë sepse nuk kanë rrugë tjetër e në këtë formë të marrin edhe rreziqet përsipër. Nuk janë të paktat raste ku masivi i gurëve i ka zënë poshtë duke humbur edhe jetën.

Fati i këtyre grave dhe vajzave të Bulqizës është të luftojnë për bukën e gojës, në stogjet e kromit të qytetit me pasuri nëntokësore dhe njerëz të varfër që jetojnë sipër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flet gazetari Elvi Fundo: Nuk është sulm politik, ja kush më dhunoi
Denoncimi: Fëmijët me autizëm pa shërbim dentar (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.00541090965271
array(1) { ["section"]=> string(97) "8-marsi-i-grave-te-bulqizes-pak-metra-larg-njera-tjetres-por-disa-festonin-e-shume-germonin-71244" }