Nuk kanë munguar urimet e shumta për 8 mars të figurave të ndryshme publike në vend.
Por, përveç urimeve, ka edhe biznese të cilat bëjnë diçka ndryshe. Është palestra “Edi” e cila u është bashkuar shtëpisë së të moshuarve në Tiranë, duke festuar bashkë me ta.
Kjo ka qënë një formë se si ky biznes ka uruar 8 Marsin, duke iu bashkuar shtëpisë së të moshuarve me ushqime e pije, për të kaluar me ta disa momente të këndshme. Duket se mjaftojnë iniciativa të tilla, për ti gëzuar të moshuarit e për të bërë të mundur të kalojnë kështu një ditë ndryshe.