‘8 qershori po afron’, ambasadori Soreca shpërndan postimin e Metës: Mesazhi është i qartë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:35 03-06-2020 ‘8 qershori po afron’, ambasadori Soreca shpërndan postimin e Metës: Mesazhi është i qartë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka shpërndarë mesazhin e presidentit Ilir Meta lidhur me kërkesën për një marrëveshje të domosdoshme mes palëve për Reformën Zgjedhore.

Meta theksoi se zbatimi i kushteve të Bashkimit Evropian fillon me konsensusin për Reformën Zgjedhore.

Sakaq, ai u shpreh se data 8 qershor po afron dhe Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë.

'Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore.

8 qershori po afron! Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë!', shkruante kreu i vendit.

Screenshot_3.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095000267028809
array(1) { ["section"]=> string(93) "8-qershori-po-afron-ambasadori-soreca-shperndan-postimin-e-metes-mesazhi-eshte-i-qarte-208890" }