8 vite nga 21 Janari, Ana Veizi sot një vajzë e rritur, mes lotësh përkujton babain e vrarë në bulevard (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:26 21-01-2019 8 vite nga 21 Janari, Ana Veizi sot një vajzë e rritur, mes lotësh përkujton babain e vrarë në bulevard (VIDEO)

Sot mbushen plot 8 vite nga protesta e përgjakshme e 21 janarit, ku Garda e Republikës qëlloi për vdekje 4 persona.

Ndërkohë, 8 vite pas kësaj ngjarje, kryeministri Edi Rama organizoi ceremoninë përkujtimore ashtu si vitet e kaluara. Bashkë me familjarët e viktimave, Rama vendosi kajrafila të kuq mbi pllakat memorial në bulevard.

Gjatë ceremonisë bie në sy vajza e të ndjerit Ziver Veizi. Mes lotësh Ana Veizi edhe këtë vit ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të babait.

Ana ishte e vogël, kur babai i saj humbi jetën para godinës së Kryeministrisë. Ndërsa sot një zonjushë, ajo nuk ka mbajtur dot lotët. Në këto 8 vite Ana dhe familjarët e tjerë të viktimave kanë kërkuar vetëm drejtësi.

Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekura Deda dhe Faik Myrtaj humbën jetën në bulevardin "Dëshmorët e Kombit' më 21 janar 2011.

50468881_1991787180898536_3746298349356056576_n.jpg

50807009_415382292629998_4608957906740576256_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balla optimist për dënimin e autorëve: Drejtësia e re do ta hetojë siç duhet 21 janarin
Mbahej e mbyllur në një lokal në Fier, Blendi Klosi liron dhelprën »
Article Logic
Execution time: 0.011889934539795
array(1) { ["section"]=> string(114) "8-vite-nga-21-janari-ana-veizi-sot-nje-vajze-e-rritur-mes-lotesh-perkujton-babain-e-vrare-ne-bulevard-video-149682" }