8 vjeçarja ndërroi jetë nën rrënoja, në prehërin e nënës, përlot mësuesja: E dashura Esielë, s’guxuam të hidhnim sytë nga banka jote (E plotë)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:54 09-12-2019 8 vjeçarja ndërroi jetë nën rrënoja, në prehërin e nënës, përlot mësuesja: E dashura Esielë, s’guxuam të hidhnim sytë nga banka jote (E plotë) Esela dhe nena e saj Diena Karanxha

Esiela Karanxha dhe nëna e saj Diena, ishin dy nga viktimat e tërmetit të 26 nëtorit që goditi vendin tonë duke lënë pas 51 viktima, rreth1 mijë të plagosur e mijëra të tjerë të pastrehë.

Trauma që pësoi shoqëria ishte mjaft e madhe, por më e madhe ishte trauma që pësuan fëmijët. Për ta rikthimi në jetën aktive ishte shumë i vështirë, shumë prej tyre kanë hezituar dhe të paraqiten në shkollë ose të qëndrojnë vetëm, pa prindërit. Mirëpo, ndryshe ka qenë gjendja në shkollën 9-vjeçare “Marie Kaculini” në Durrës, aty ku mësonte dhe Esiela.

8-vjeçarja ndërroi jetë nën rrënojat e shtëpisë, në prehërin e nënës Dienës, e cila doli e gjallë nga rrënojat por nga dhimbja e humbjes së vajzës vdiq në spital pas 17 orësh. Nga rrënojat e shtëpisë vdiq dhe gjyshja e Esielës, ndërsa i gjallë doli vetëm gjyshi i saj.

Shokët dhe shoqet e klasës së vogëlushës kanë nisur sot shkollën, ditën e parë që pas tragjedisë së 26 nëntorit, por e vetmja bankë boshë ka qenë ajo e Esielës. Mësuesja e saj Eda Katroshi, ka publikuar një mesazh prekës për mungesën e vogëlushes në klasë dhe tregon mungesën e 8 vjeçares në klasë, si dhe trishtimin e madh te shokët dhe shoqet e klasës.

“Sot, me datë 09.12.2019 rifilluam jetën. Rifilluam aty ku e kishim lënë. Më rrethuan duart e vogëlushëve të mi. Nuk kishte gëzim më të madh kur u takuam. U perqafuam fort, u puthëm. Poooooor…. Ah kjo zemër dhe këta sy nuk guxuan të kthejnë shikimin e mjegulluar nga lotët drejt bankës tënde, e dashura Esielë. E ëmbla jonë Esielë. Cfarë tu thoja syve të lotuar të Jusrës që nuk e mbante dot ngashërimin.

Nuk duroi dot që ti u bëre engjëll me krahë për të na parë nga lart. Shokët dhe shoqet e patën të vështirë të të mos përmendnin. E zgjuara, e shkathëta, Esiela jonë. Do të të kujtojmë gjithmonë. Do të mbetesh një vogëlushe e mrekullueshme për të gjithë grupin tonë të klasës së tretë. U prehsh e qetë pranë prindërve të tu!”, ka shkruar mësuesja e 8-vjeçares Esiela Karanxha.

ed7fe15e-0ee2-4064-aa52-9c8e157d58dd-e1575926572896.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029764890670776
array(1) { ["section"]=> string(143) "8-vjecarja-nderroi-jete-nen-rrenoja-ne-preherin-e-nenes-perlot-mesuesja-e-dashura-esiele-s-guxuam-te-hidhnim-syte-nga-banka-jote-e-plote-188919" }