80% ulje për shërbimet publike, ja kur nis shpërndarja e 'Kartave të Studentit'

Publikuar tek: aktualitet, më 10:54 26-05-2019 80% ulje për shërbimet publike, ja kur nis shpërndarja e 'Kartave të Studentit'

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tregoi se javën e ardhshme do të nisë shpërndarja e Kartave Studentore.

Gjatë inaugurimit të shtëpisë-muze të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi dje se studentët do të përfitojnë tarifa tepër të ulëta për të vizituar muzetë në kryeqytet.

'Nga sot muzeu ‘Kadare’ do të jetë i hapur, madje për studentët, duke qenë se bashkë me ministren, javën tjetër fillojmë shpërndarjen e Kartave Studentore, për studentët është me 80 % ulje. Pra, thuajse falas për të gjithë studentët. Ndërkohë, sigurisht që ka oferta të ndryshme për ata që janë turistë, që janë grupe, për fëmijët, është gjithashtu falas', bëri të ditur Veliaj.

Nëpërmjet Kartës së Studentit, studentët do të përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara jo vetëm për transport, por edhe për shërbime të tjera.

Në Kartën e Studentit janë të përfshira tarifa të reduktuara për teatër apo kinema, muze galeri, kontroll shëndetësor, barna me rimbursim, paketa shëndetësore, strehimi social, stadium, pallat sporti apo edhe palestër, shtëpi pushimi dhe në zonat e mbrojtura, shërbimet bankare apo kredi, kurse profesionale si dhe zero tarifë për bibliotekat e lagjeve dhe qendrat shumëfunksionale.

61218911_878138449197245_6877388898947825664_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040372133255005
array(1) { ["section"]=> string(82) "80-ulje-per-sherbimet-publike-ja-kur-nis-shperndarja-e-kartave-te-studentit-165745" }