80 vite skenë, mjeshtri i violinës Hetem Qerimaj 'Grand Gala' te Amfiteatri i Tiranës

Publikuar tek: aktualitet, më 20:35 20-05-2019 80 vite skenë, mjeshtri i violinës Hetem Qerimaj 'Grand Gala' te Amfiteatri i Tiranës

Mjeshtri i violinës Hetem Qerimaj do të zhvillojë një mbrëmje Grand Gala në skenën e Amfitetarit të Tiranës, në 85 vjetorin e lindjes.

'Harku i Triumfit të Qerimajve' do të mbahet në 22 maj në orën 20:00 në skenën e Amfiteatrit, ndërsa të pranishëm do të jenë dhe artistët hollivudian, realizuesit e kolonës zanore të filmit 'Gladiatori', Levon Minassian dhe Sarge Arribas.

Gjithashtu i pranishëm në këtë mbrëmje do të jetë dhe komediani Richard Martin. Lajmin e ka dhënë kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi.

'Harku i Triumfit të Qerimajve'

I madhi Hetem Qerimaj, babai i dinastisë së muzikës, në 85-vjetorin e tij do të vijë me një Grand Gala në skenën e Amfiteatrit të Tiranës. Me pjesëmarrjen speciale të artistëve hollivudian, realizuesit e kolonës zanore të filmit 'Gladiatori', Levon Minassian dhe Sarge Arribas. Gjithashtu dhe me humorin e komedianit Richard Martin. Për të mos u humbur! Më datën 22 Maj, ⏰ 20:00!', shkruan Veliaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13377594947815
array(1) { ["section"]=> string(89) "80-vite-skene-mjeshtri-i-violines-hetem-qerimaj-grand-gala-te-amfiteatri-i-tiranes-165045" }