82 apo 92 viktima? Gazetarët përplasen me policinë (SHIFRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:26 17-01-2017 82 apo 92 viktima? Gazetarët përplasen me policinë (SHIFRAT)

*Gazetarët përplasen me policinë për numrin e të vrarëve gjatë vitit 2016.

“Përplasje” mes policisë dhe gazetarëve për shifrat e të vrarëve gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. Ndërsa specialisti i Drejtorisë së Krimeve në Policinë e Shtetit, Agron Hysaj, bëri publikë se gjatë vitit 2016 kishin ndodhur 71 ngjarje me 82 viktima, gazetari i kronikës së zezë, Flamur Vezaj, e hodhi poshtë këtë duke deklaruar se sipas tij kanë ndodhur 81 ngjarje me 92 viktima.

E ndësa për specialistin Hysaj shifrat e tij ishin zyrtare dhe të pakontestueshme, gazetari Vezajt publikoi të gjitha komunikatat zyrtare mujore të Policisë së Shtetit, shuma e të cilave në fund rezulton edhe shifra e viktimave të dhënë prej tij. Ja dhe tabela.

NUMRI I NGJARJEVE DHE NUMRI I VIKTIMAVE SIPAS MUAJVE GJATË GJATË VITIT 2016

JANAR, 12 NGJARJE, 14 VIKTIMA.

SHKURT, 8 NGJARJE, 10 VIKTIMA.

MARS, 6 NGJARJE, 6 VIKTIMA.

PRILL, 6 NGJARJE, 6 VIKTIMA.

MAJ, 2 NGJARJE, 2 VIKTIMA.

QERSHOR, 3 NGJARJE, 3 VIKTIMA.

KORRIK, 8 NGJARJE, 12 VIKTIMA.

GUSHT, 7 NGJARJE, 8 VIKTIMA.

SHTATOR, 8 NGJARJE, 8 VIKTIMA.

TETOR, 8 NGJARJE, 9 VIKTIMA.

NËNTOR, 7 NGJARJE, 7 VIKTIMA.

DHJETOR, 6 NGJARJE, 8 VIKTIMA.

GJITHSEJ, 81 NGJARJE, 92 VIKTIMA

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SKANDAL me pranimet te Ekonomiku, mesatarja minimale nga 9.8 bie në 6.2
Tenton t'i japë para policit pasi nuk kishte dokumentat, arrestohet 52-vjeçari (Emri) »
Article Logic
Execution time: 0.010438919067383
array(1) { ["section"]=> string(63) "82-apo-92-viktima-gazetaret-perplasen-me-policine-shifrat-65745" }