84 vjetori i lindjes së gjeniut të letrave, Meta mesazh Kadaresë: Kolos me përmasa botërore. Urimet më të përzemërta

Publikuar tek: politike, më 09:55 28-01-2020 84 vjetori i lindjes së gjeniut të letrave, Meta mesazh Kadaresë: Kolos me përmasa botërore. Urimet më të përzemërta Ismail Kadare

Sot është një ditë e shënuar për letërsinë shqipe dhe veçanërisht për shkrimtarin e madh Ismail Kadare i cili mbush 84 vite jetë.

Presidenti Ilir Meta ka uruar gjeniun e letrave dhe mendimit shqiptar të cilin e quan simbol të vokacionit tonë perëndimor dhe kolos me përmasa botërore.

Meta i ka shprehur urimet më të përzemërta Kadaresë, familjes së tij dhe gjithë kombit shqiptar në këtë ditë të shënuar, duke i uruar jetë të gjatë dhe suksese të reja në krijimtarinë e tij të ndritur.

“Gjeniu i letrave dhe i mendimit shqiptar, simboli i vokacionit tonë perëndimor, Ismail Kadare, kolosi krijues me përmasa botërore, që na bën krenar të gjithëve, feston sot 84-vjetorin e lindjes.
Në këtë datë të shënuar, jo vetëm për të dhe familjen e dashur Kadare, por për mbarë kombin shqiptar, i shpreh shkrimtarin tonë Ismail Kadare, urimet më të përzemërta, shëndet e jetë të gjatë dhe suksese të reja në krijimtarinë e tij të ndritur”, shkruan Meta.

Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve në mbi 45 gjuhë të huaja, ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore. 

I vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare, disa herë kandidat i çmimit ‘Nobel’ në letërsi, Kadare u nderua dhe me dekoratën më të lartë franceze ‘Komandant i Legjionit të Nderit’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027204990386963
array(1) { ["section"]=> string(120) "84-vjetori-i-lindjes-se-gjeniut-te-letrave-meta-mesazh-kadarese-kolos-me-permasa-boterore-urimet-me-te-perzemerta-193365" }