85 mijë abonentë pa energji elektrike, OSHEE publikon hartën

Publikuar tek: aktualitet, më 10:50 17-08-2015 85 mijë abonentë pa energji elektrike, OSHEE publikon hartën

OSHEE ka njoftuar të gjithë abonentët se teknikët e kompanisë janë shpërndarë në të gjithë vendin për të rregulluar defektet e shkaktuara nga moti i keq i ditëve të fundit që solli probleme në disa linja të tensionit të lartë dhe të mesëm.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar sot se në disa zona energjia elektrike është rikthyer, por ende janë jashtë pune 76 fidra, të cilët furnizojnë me energji rreth 85.984 abonentë.

Zonat problematike me furnizimin me energji elektrike janë rajonet Shkodër-Lezhë, Fier-Vlorë, Durrës, Elbasan, Tiranë.

Sot, në disa zona në Jug energjia është rikthyer. Kështu në orën 00.38 u vendos në punë linja 30 kV Uji i Ftohtë-Radhimë, ku për pasojë mori energji Radhima, Orikumi, Tragjasi, Dukati. Jashtë pune vijon të jetë ende linja Radhimë-Orikum, ku për pasojë është pa energji zona e Pashalimanit.

Vijon të jetë me difekt linja Gjirokastër-Grapsh, ku zonat ende pa energji janë: Dropull i poshtëm, Dropull i sipërm, Zagori, Pogon, Qendër dhe Libohovë.

Grupet e punës për eliminimin difekteve janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës, thanë burimet e OSHEE-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata ndan motrat Kajtazi. Detyrim paraqitje për Klevisën dhe burg për Orialdën: E rrezikshme!
14 vjeçarja nuk kthehet në shtëpi, policia kontakton qendrën sociale në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.012265920639038
array(1) { ["section"]=> string(65) "85-mije-abonente-pa-energji-elektrike-oshee-publikon-harten-18536" }