86 vite më parë lindi Bep Shiroka, kush është aktori që i mungon Shkodrës

Publikuar tek: kulture-art, më 19:23 25-09-2019 86 vite më parë lindi Bep Shiroka, kush është aktori që i mungon Shkodrës

Si sot 86 vite më parë, lindi aktori, skenografi, piktori dhe Mjeshtri i Madh, Bep Shiroka.

Bep Shiroka lindi në Shkodër, më 25 shtator 1933, dhe vdiq në këtë qytet, më 01 korrik 2010, në moshën 77 vjeçare.

Bep Shiroka, padyshim është aktori i roleve të skalitura në kujtesën e kohës, simboli i mishërimit të karaktereve dhe personazheve. Bep Shiroka është më emblematiku i teatrit dhe kinemasë, jo vetëm shkodran por gjithëshqiptare. Rolet dhe karakteret që pasurojnë galerinë e krijimtarisë së tij, mbeten rrezellitëse.

Ai ka realizuar plot 150 role që e kthyen atë në një nga aktorët më të dashur jo vetëm për publikun shkodran por edhe për atë mbarëshqiptar.

Këtu mund të veçojmë interpretimet e tij në komedinë “Çifti i lumtur”, në dramën “Dasëm me Flamur” të dhënë para shqiptarëve në Maqedoni, dramën “Franku i V-të” e shumë të tjera. Në vitin 1998 pasi del në pension shkëputet nga teatri për t’u rikthyer 10 vjet më vonë në vitin 2008 me rolin e Rezarit në dramën “Putargat e thata” të Stefan Çapalikut.

Ndrësa roli i tij i parë në kinema do të jetë ai i Ram Sokolit në vitin 1970 në filmin “Lugina e pushkatarëve”, por roli që do ta bëj atë të pavdekshëm para gjithë artdashësve do të ishte ai i babait fanatik në filmin “Çifti i Lumtur”, në vitin 1975.

Më tej do të vazhdonin edhe më se 30 role të tjera të interpretuar me shumë mjeshtëri. Këtu mund të përmendim rolin e xhandar Veselit në filmin “Koncert në vitin 1936” në vitin 1978, rolin e Bajraktarit në filmin “Besa e Kuqe” në vitin 1982, rolin e babait të Bardhylit në filmin “Kur hapen dyert e jetës” në vitin 1986 etj. Roli i tij më i fundit do të jetë ai i Shefit të sigurimit, në filmin shqiptaro-kanadez “Gruaja pa flatra”.

Në karrierën e gjatë të tij nuk mund të lemë pa përmendur edhe rolin e tij si skenograf në Teatrin “Migjeni” e lidhur kjo me pasionin e tij për pikturën, duke realizuar për këtë teatër mbi 30 skenografi për shfaqje të ndryshme. Një nga shfaqjet që më shumë lidhet me profesionin e tij si skenograf është komedia “Çifti i lumtur”. Për meritat e tij artistike Bep Shiroka është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”. Jo vetëm në skenë por edhe në përditshmërinë e tij, ai shndrit me hiret dhe shtatin, mirësinë dhe kumtin shprehës të një përçuesi energjishë pozitive.

71496383_1493469590791953_7361615091130695680_n.jpg71068101_1493469564125289_3045007739848753152_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13045191764832
array(1) { ["section"]=> string(79) "86-vite-me-pare-lindi-bep-shiroka-kush-eshte-aktori-qe-i-mungon-shkodres-179783" }