86 vjeç dhe i harruar, si duket sot projektuesi i ekspozitës “Shqipëria sot” dhe “Muzeut Kombëtar”, arkitekti Petraq KOLEVICA (FITON ÇMIM TË RËNDËSISHËM NDËRKOMBËTAR)

Publikuar tek: kulture-art, më 11:23 12-03-2020 86 vjeç dhe i harruar, si duket sot projektuesi i ekspozitës “Shqipëria sot” dhe “Muzeut Kombëtar”, arkitekti Petraq KOLEVICA (FITON ÇMIM TË RËNDËSISHËM NDËRKOMBËTAR) Shkrimtari dhe arkitekti Petraq Kolevica

Është 86 vjeç, dhe prej kohësh duket i harruar brenda mureve të shtëpisë së tij. Bëhet fjalë për arkitektin e shkrimtarin Petraq Kolevica, dhe vitet kanë bërë të vetën për njeriun e ekspozitës “Shqipëria sot”, apo edhe biblioteka “Thimi Mitko” në Korçë që u ndërtua në vendin ku ishte kisha e Shën Gjergjit në bulevardin që mban të njëjtin emër, dhe sot është shndërruar në Bashki të qytetit. Bashkëautori i projektit të Muzeut Historik Kombëtar në vitet ’70-’80, sot duket i harruar nga të gjithë, raporton newsbomb.al.

Por është gazetari Mark Simoni që ka mbërritur në shtëpinë e tij për të marrë një intervistë të plotë, dhe ndan me miqtë e tij në rrjetet sociale fotot sesi duket sot arkitekti i madh.

“Nxënësi që mësoi shumë nga piktorët e mëdhenj Vangjush Mio dhe Vangjush Tushi, dhe tashti rri modest në pleqërinë e vet. Miku dhe njohësi përsonal i Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit, që kaloi vite e vite me to, rri i thjeshtë në kujtimet e tija aq të çmuara. Arkitekti i ndërtesës së parë më të madhe në Shqipëri, (shtatëkatëshi i vjetër i Korçës), projektuesi i ekspozitës “Shqipëria sot”, i bibliotekës “Thimi Mitko” në Korçë, i ndërtesave në rrugën e Ambasadave, i pallateve pas Bankës Kombëtare, dhe i dhjetra ndërtesave “zonja” në të gjithë Shqipërinë, rri i heshtur dhe pa bërë zë, duke ngrysur ditët e tij mes 80 dhe 90 vjetësh. Autori i disa romaneve dhe vëllimeve me poezi, nuk belbëzon dhe as krenohet për asgjë, dhe as ankohet, por rri stoik në vetminë e tij, pa rrahur gjoksin. Përkthyesi i poetëve gjermanë dhe austriakë (antologjia e botuar nga gjuha gjermane), përkthyesi i poezisë tradicionale dhe moderne japoneze, (antologji e përkthyer nga njëra prej gjuhëve aziatike), përkthyesi i famshëm i “Demonit” të Lermontovit, (përkthyer nga rusishtja), di vetëm të heshtë dhe mos të mburret. Heshtje fisnike e njeriut të ditur” shkruan Mark Simoni, raporton newsbomb.al.

I vlerësuar në Shqipëri me titullin “Mjeshtër I Madh” nga ish-presidenti Alfred Moisiu, sot, në moshën 86 vjeçare, ai ka marrë një çmim akoma më të madh nga Shoqata e Arkitektëve të Evropës Lindore dhe Qëndrore për vlerat e tij si projektues.

Por për këtë fakt nuk shkruan askush, edhe pse është një nga vlerësimet më të mëdha për një arkitekt shqiptar, “mbasi atmosfera jonë kolektive është e mbushur me jehonën e entuziazmit të çertifikatave dhe çmimeve të katundeve” shkruan Simoni, raporton newsbomb.al.

“Sa fiksnike dhe e madhe heshtja e diturakëve dhe të lexuarve, po aq bezdisëse zhurma e të paaftëve, të patalentuarve, që na lodhën me fodullëkun dhe megalomaninë a mitomaninë e tyre” shkruan Simoni që paralajmëron një intervistë të gjatë me arkitektin për gazetën “Mapo”.

89829002_205031820570881_3110414306445885440_n_1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sot festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit
»
Article Logic
Execution time: 0.013777017593384
array(1) { ["section"]=> string(165) "86-vjec-dhe-i-harruar-si-duket-sot-projektuesi-i-ekspozites-shqiperia-sot-dhe-muzeut-kombetar-arkitekti-petraq-kolevica-fiton-cmim-te-rendesishem-nderkombetar-198353" }