9 aksidentet ajrore më tronditëse të 15 viteve të fundit në Europë

Publikuar tek: bota, më 19:38 24-03-2015 9 aksidentet ajrore më tronditëse të 15 viteve të fundit në Europë

Tragjedia e rrëzimit të avionit të "Germanwings" sot na rikthen në historinë e rrëzimeve më tragjike të 9 avionëve të ndryshme në 15 vitet e fundit.

1. Më 17 korrik 2014 u rrëzua në Ukrainë avioni i linjës Malaysia Airlines 17 nga i cili mbetën të vdekur 298 viktima.

2. Avioni i linjës Turkish Airlines 1951 u rrëzua më 25 shkurt 2009 pak përpara ndalesës në Amsterdam. Në fluturim ishin 127 pasagjerë, 7 anëtarë të ekuipazhit dhe pati 9 viktima. 

3. 20 gusht 2008 avioni i linjës Spanair 5022 ra pak pas ngritjes në aeroportin e Barajas në Madrid, Spanjë. Viktima mbetën 153 njerëz, ndërsa të mbijetuar 18.

4. Avioni i linjës Tuninter 1153, i cili do të fluturonte nga Bari në Djerba u rrëzua pranë Palermos më 6 gusht 2005 për shkak se i kishte mbaruar karburanti. Viktimat janë 16, ndërsa të mbijetuarit 23.

5. Më 6 nëntor 2002 avioni i linjës Luxair 9642 u rrëzua në Niederanven, Luksemburg. Të vdekur mbetën 20 persona.

6. Nga rrëzimi i avionit të linjës Bashkirian Airlines 2937 në liqenin Costanza të Gjermanisë, i cili ishte nisur nga Moska drejt Barcelonës mbetën të vdekur 71 persona. Ngjarja ndodhi më 1 korrik 2002.

7. Më 24 nëntor 2001 avioni i linjës Crossair 3597 u rrëzua në Birchwil të Zvicrës në përpjekje për të bërë një ulje. Në aksidentin ajror mbetën 23 viktima dhe midis tyre këngëtarja e SHBA-së Melanie Thornton.

8. 8 tetori i vitit 2001 ishte një katastrofë me 118 njerëz të vdekur nga përplasja e avionit të linjës SAS Airliner me një avion privat në aeroportin Milanez.

9. Më 25 korrik të vitit 2000 avioni i fluturimit Air France 4590 u rrëzua pas ngritjes në Paris duke shkaktuar vdekjen e 119 pasagjerëve, 9 anëtarëve të ekipit të ekuipazhit dhe 4 personave të tjerë të rastësishëm në tokë.

Tragjedia më e madhe e kohëve të fundit është ajo e vitit 1997 ku mbetën të vdekur 583 viktima në Tenerife.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01149582862854
array(1) { ["section"]=> string(71) "9-aksidentet-ajrore-me-tronditese-te-15-viteve-te-fundit-ne-europe-6844" }