9 milion euro në këmbim të jetës së 68 vjeçares, ka humbur prej 31 tetorit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:36 09-01-2019 9 milion euro në këmbim të jetës së 68 vjeçares, ka humbur prej 31 tetorit Anne-Elisabeth Falkevik Hagen

Policia norvegjeze, ka konfirmuar rrëmbimin e Anne-Elisabeth Falkevik Hagen, 68 vjeç, e cila është gruaja e një biznesmeni multi-milioner norvegjez.

Falkevik Hagen, u zhduk nga shtëpia e saj në Oslo në datën 31 tetor. Rrëmbyesit, kanë kërkuar 9 milion euro në këmbim të jetës së 68 vjeçares.

Mediat norvegjeze, raportojnë se shpërblimi është kërkuar të bëhet në formën e monedhave digjitale të ngjashme me Bitcoin. Anne-Elisabeth, është martuar me Tom Hagen, një biznesmen me pasuri 174 milion euro. Ai, është vlerësuar nga revista norvegjeze “Kapital” si një ndër 172 njerëzit më të pasur në vend.

Kreu i njësisë hetimore në Norvegji Tommy Broske, është shprehur se:

“Koha në raste të tilla është një faktor shumë i rëndësishëm dhe po punohet intensivisht për gjetjen e gruas së humbur”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata e Lartë publikon të dhënat për 2018-ën: Shqetësuese! Shumë çështje presin gjykim (SHIFRAT)
Bllokimi i rrugëve në Gjirokastër, reagon deputeti: Situata kërkon masa »
Article Logic
Execution time: 0.011258840560913
array(1) { ["section"]=> string(80) "9-milion-euro-ne-kembim-te-jetes-se-68-vjecares-ka-humbur-prej-31-tetorit-148086" }