9 mln dollarë në dëm të shtetit, vetëdorëzohet në polici biznesmeni Sokol Lami

Publikuar tek: barometri, më 08:26 07-02-2018 9 mln dollarë në dëm të shtetit, vetëdorëzohet në polici biznesmeni Sokol Lami

Dy javë pasi u shpall në kërkim nga policia e Tiranës është vënë në pranga biznesmeni Sokol Lami.

Mësohet se Lami është vetëdorëzuar nën shoqërinë e avokatit të tij në polici, pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim me TVSH nga Krimi Ekonomik.

Ndërkohë, dy javë më parë 6 biznesmenë janë arrestuar dhe 6 të tjerë u shpallën në kërkim pasi akuzohen se përmes një skeme mashtrimi me faturat e TVSH-së kanë përfituar 9 milion dollarë.

Me kërkesë të prokurorit Ndini Tavani, Gjykata e Tiranës ka vendosur 11 masa arresti në mungesë, 6 prej të cilave janë ekzekutuar nga policia e Tiranës, kurse 6 janë ende në kërkim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033605098724365
array(1) { ["section"]=> string(84) "9-mln-dollare-ne-dem-te-shtetit-vetedorezohet-ne-polici-biznesmeni-sokol-lami-109401" }